>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Si Zog Kraëthyer

Shpresa e plagosur në mes fushe mbeti,
E vranë gjuetarët natën kur hëna fshihej pas resh.
Dhe me gjakun e saj u dehën në gosti epshi,
E gjaku i saj ngjyrosi lumenjtë mes nesh.

Çdo mëngjes që vjen dielli lind më i plakur,
E dita thinjet mes udhëtimit pakthim.
Ndihemi në ditë- netët si një klithmë e zgjatur,
Si një zog krahëthyer që s'nis dot fluturim.

Si mjegull na mbështillet nëpër këmbë,
Nën tingujt e trishtë të një kënge vajtimi.
Shpresëvrarët rrugëve kafshojnë me dhëmbë,
Ëndërrimtarët që kërkojnë një shteg kalimi.