>
LETERSISHQIP

Trëndafili

Fare pranë shtëpisë në fshat,
ndanë shkallëve,
mbiu një trëndafil i kuq flakë,
në nderim të të parëve.


Trëndafilin askush s'e preku,
atë,
që rrinte si muze jashtë,

këtu kanë qenë të parët, në shekuj,

si gishtat bashkë.



Trëndafilin s'e shkuli era që fryu,

që aq shumë u ndje në anët tona,

këtu trëndafili qëndroi si njeriu,

dhe ngjyra s'i iku dhe as aroma.