>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Lule Pranvere

Ndaj mos u habit o njeri i mirë!
Kur të shajnë herë pas here
Ata janë si natë e nxirë
Ndërsa ti lule PRANVERE.
 
Dhe të jesh si Hënë e plot
Dhe të jesh shpirtëbehar,
Në ketë botë e ke të kot,
Se s’të lënë jo, pa të sharë.
 
Ndaj mos u habit o njeri i mirë!
Kur të shajnë herë pas here
Ata janë si natë e nxirë
Ndërsa ti lule PRANVERE.