>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Edhe Pse Që Njëherë Qau Si Fëmijë

Dikush theu një hardhi,
Askush s'u ndëshkua, as herët, as vonë.
Hardhia nisi të qajë si njeri,
Edhe pse njeri si thonë.

Hardhi janë thyer edhe tjetër herë,
Buzë mbrëmjes a në mes të ditës.
Më pas i kanë hedhur si një gjë pa vlerë,
Si rrobot shetitës.

Dikush e theu një hardhi,
S'e lanë të vazhdonte e qetë jetën.
Një gjë e thjeshtë, por që qan si njeri,
Dhe që s'e di të vërtetën.

Këtej e tutje, askush me këtë emër s'do t'i flas,
Sido që e pati një fund të tillë.
Edhe pse një emër të mirë e la pas,
Edhe pse që njëherë qau si fëmijë.