Shkëlqim Ziraj
Bashkuar Të Dy Në Një Zemër
Sikur unë te isha det,
ti padyshim do ishe varkë,
do lundroje qetë qetë,
detit tim që s'kishte dallgë.
Sikur unë të isha qiell,
ti yll do ishe me siguri,
unë dhe ti, bashkë me diell,
universin do kishim pronësi.
Bota e tërë të isha unë,
ti do ishe e vetmja banore,
do jetonim të dy pa zhurmë,
unë shërbyesi, ti shenjtore.
Sikur gjumi të isha unë,
me siguri do ishe ëndërr,
do jetonim gjatë shumë,
Bashkuar të dy në një zemër.
ti padyshim do ishe varkë,
do lundroje qetë qetë,
detit tim që s'kishte dallgë.
Sikur unë të isha qiell,
ti yll do ishe me siguri,
unë dhe ti, bashkë me diell,
universin do kishim pronësi.
Bota e tërë të isha unë,
ti do ishe e vetmja banore,
do jetonim të dy pa zhurmë,
unë shërbyesi, ti shenjtore.
Sikur gjumi të isha unë,
me siguri do ishe ëndërr,
do jetonim gjatë shumë,
Bashkuar të dy në një zemër.
Tiranë 24.01.2019
Më shumë nga Shkëlqim Ziraj
- Si Je Katandisur Kështu Or Mik
- Shpirt Zbrazur
- Lule Malli
- Jeta Hedh E Jeta Pret
- Kështu Jetojnë Dy Të Dashuruar
- Botë Zullumqare
- Udhëtar Ndjenjash Nëpër Ëndërra
- Lamtumirë Djalëris
- Injoranca
- Sot Do Vishja Tjetër Gunë
- Skllav I Dashurisë
- Kam Për T'ju Thënë
- Zonja Nën Çadër
- Fjalë Fyese
- Bota Ime Je Veç Ti
- Ne Do Duhemi, Gjithsesi
Komente 0