Shkëlqim Ziraj
Lule Malli
Do të mbjell një lule malli,
brenda zemrës tënde, bukur,
ta shikosh si digjet xhani,
për aq kohë sa s'jam dukur.
Prapë do iki, larg do shkoj,
tej në botën e pa anë,
lule mallit do t'ngushëlloj,
për sa kohë që s'do jem pranë.
Kujdes lulen, se mos thahet,
ma mbaj mir, e mos ma tremb,
ndryshe zemra do më çahet,
nga larg shpirti do më dhemb.
Do ta mbjell, moj do ta mbjell,
lule malli brenda zemres,
herën tjeter do të sjellë,
dashuri nga përtej ëndrrës.
Tiranë 01.02.2019
Një dhimbje e kënduar në këto vargje,
për të larguarit udhëve të botës që pas kanë lënë Dashurit e Zemrës!
Mall dhe dhimbje. Durime që blujan shpirtra të zhuritura nga malli. Sikur dhimbja dhe malli te dukeshin, padyshim banorët e botës moderne do shkelnin mbi to, se aq mall dhe dhimbjeve kanë mbjell shqiptarët rrugëve të botës, saqë e pamundur që ti shmangësh.

Më shumë nga Shkëlqim Ziraj
- Jeta Hedh E Jeta Pret
- Kështu Jetojnë Dy Të Dashuruar
- Botë Zullumqare
- Udhëtar Ndjenjash Nëpër Ëndërra
- Shpirt Zbrazur
- Si Je Katandisur Kështu Or Mik
- Bashkuar Të Dy Në Një Zemër
- Lamtumirë Djalëris
- Injoranca
- Sot Do Vishja Tjetër Gunë
- Skllav I Dashurisë
- Kam Për T'ju Thënë
- Zonja Nën Çadër
- Fjalë Fyese
- Bota Ime Je Veç Ti
- Ne Do Duhemi, Gjithsesi
Komente 1