Shkëlqim Ziraj
Ne Do Duhemi, Gjithsesi
Le të dridhet toka nga tërmetet,
të shpërthejnë vullkane e stuhi,
mal në këmb mos të mbetet,
ne do duhemi, gjithsesi.
Sikur qielli nga yjet të zbrazet,
ligjet e natyrës të bëhen nul,
oqeane, dete sikur të thahen,
ne do duhemi, si dikur.
Sikur dielli fare të shuhet,
toka të bëhet shkrumb e hi,
edhe hëna sikur të zhduket,
ne do duhemi, gjithsesi.
E gjithë bota të na urrej,
të na përbuz, të na hyj në hak,
edhe jetën mos të na kursej,
ne do duhemi, prap se prap.
Sikur koha të na ndaj,
fati, vdekja, gjithashtu,
përjetsisht larg të na mbaj,
ne do duhemi, si ketu.
të shpërthejnë vullkane e stuhi,
mal në këmb mos të mbetet,
ne do duhemi, gjithsesi.
Sikur qielli nga yjet të zbrazet,
ligjet e natyrës të bëhen nul,
oqeane, dete sikur të thahen,
ne do duhemi, si dikur.
Sikur dielli fare të shuhet,
toka të bëhet shkrumb e hi,
edhe hëna sikur të zhduket,
ne do duhemi, gjithsesi.
E gjithë bota të na urrej,
të na përbuz, të na hyj në hak,
edhe jetën mos të na kursej,
ne do duhemi, prap se prap.
Sikur koha të na ndaj,
fati, vdekja, gjithashtu,
përjetsisht larg të na mbaj,
ne do duhemi, si ketu.
Tiranë 18.12.2018
Më shumë nga Shkëlqim Ziraj
- Bota Ime Je Veç Ti
- Fjalë Fyese
- Zonja Nën Çadër
- Kam Për T'ju Thënë
- Skllav I Dashurisë
- Sot Do Vishja Tjetër Gunë
- Injoranca
- Lamtumirë Djalëris
- Bashkuar Të Dy Në Një Zemër
- Si Je Katandisur Kështu Or Mik
- Shpirt Zbrazur
- Lule Malli
- Jeta Hedh E Jeta Pret
- Kështu Jetojnë Dy Të Dashuruar
- Botë Zullumqare
- Udhëtar Ndjenjash Nëpër Ëndërra
Komente 1