>
LETERSISHQIP
Shkëlqim Ziraj

Udhëtar Ndjenjash Nëpër Ëndërra

Nëse sonte do vish vonë,
ndoshta do me gjesh në gjumë,
trupin tim s'ke pse e zgjon,
në shtrat futu pa bër zhurmë.

Fizikisht nuk do të ndjej,
Se e kam gjumin e rendë,
por në dhomë do të shkëlqej,
porsi rreze e argjënd.

Fizikisht në gjumë të thellë,
por ndjenjën do e kem zgjuar,
përmbi shtrat do të derdh
nektar ndjenjash, pervëluar.

Trupin tënd vëre në gjumë,
siç po fle dhe trupi im,
por s'tu bind, nuk prish punë,
zgjo nga gjumi trupin tim.

Atëher jemi të kompletuar,
jemi bashkë me trup e ndjenja,
jemi dy të dashuruar,
udhëtar ndjenjash nëpër ëndrra.
Tiranë 20.01.2019