>
LETERSISHQIP
Shkëlqim Ziraj

Injoranca

Kapardisur injoranca
aspak mendjen nuk e vret,
larg i ndenja, nuk ju qasa,
dhe pse shpesh nga pas më ndjek.

E shikoj përdit në jetë,
del hapur, ashiqare,
asgjë s'blen, vetëm shet,
asnjëherë nuk i vjen marre.

I përbuz të gjithë me radhë
s'ka të ndalur injoranca,
shumë përpiqem që ta shmang,
por përherë më del përpara.

Dhe atëherë kur mendjen fjeta,
se qafe e kisha hequr,
aty ku shkova, e gjeta,
injorante të pa ndrequr.

S'kam ç'bëj, do e pranoj,
do jetoj me injorancën,
bot e keqe na bashkoj,
nuk e ruajta dot distancën.
Tiranë 15.01.2019