Timo Flloko
Burgu I Zemrës
Për rebelim e burgosën zemrën,
Jo në Alkatras, as në kështjellën If a të Uindsorit,
Ngase rrihte fort dhe ishte e paepur,
E mbyllën në burgun e kraharorit.
E ngujuan në asht, pas eshtrash me jetë,
Me burgim të përjetshëm e dënuan,
Në tortura e vunë, nga më mesjetaret,
Por rrahjet dhe zjarrin dot nuk ia shuan.