Uran Bajrami
Babilon
E tërhiqnin aventurat
lojërat pa fund
udhëtimet e largëta
dhe fitimet pa mund.
Adhuronte Morisonin
me gjithë ato marri
ëndërr e saj ish Babiloni
dhe perënditë e tij.
Babilon
ëndrrat jetojnë përgjithmonë
Babilon
shpirti i saj shtegton.
E magjepsur bota e ëndrrave
jeta pa brenga shumë
i donte ditët plot diell
dhe netët pa gjumë.
Ajo kërkonte fëmijërinë
e humbur pa faj
tërë bota qeshte me të
dhe me ëndrrat e saj.
lojërat pa fund
udhëtimet e largëta
dhe fitimet pa mund.
Adhuronte Morisonin
me gjithë ato marri
ëndërr e saj ish Babiloni
dhe perënditë e tij.
Babilon
ëndrrat jetojnë përgjithmonë
Babilon
shpirti i saj shtegton.
E magjepsur bota e ëndrrave
jeta pa brenga shumë
i donte ditët plot diell
dhe netët pa gjumë.
Ajo kërkonte fëmijërinë
e humbur pa faj
tërë bota qeshte me të
dhe me ëndrrat e saj.
Botuar në Zëri i Rinisë, tetor 1989