>
LETERSISHQIP
Uran Bajrami

Vetëm Shko

Perdja ra – loja mori fund
u ndezën drita: komedia mbaroi
unë s’kam faj, pse s’të deshi
askush
marritë e tua fare nuk i kuptoj.
Zgjidhje s’kam, shko përgjithmonë
s’jam më hija jote e besuar
nata po shkon, është tepër vonë
harroji të gjitha,
si unë që kam harruar.
Vetëm shko lëri premtimet, harroji mëkatet
Më harro
nata po na ndan
ashtu siç na i bashkoi fatet
Vetëm shko
lojës së re filloja sot
Më harro
në jetën time ishe
vetëm një episod.
Botuar në Zëri i Rinisë, tetor 1989