Uran Bajrami
E Di...
Edhe një natë pa gjumë
në dhomë i vetëm rri,
dhe nuk e di
pse m’u kujtove ti.
I kujtoj ditët që kaluam
ishim të rinj. Të marrë dhe të dashuruar
ende pyes veten a thua ku gabuam
apo ndoshta të dy – tepër kërkuam.
E di se edhe ty të mundon
kujtimi për mua.
E di se ende jeton
thellë diku në ëndrrat e tua.
në dhomë i vetëm rri,
dhe nuk e di
pse m’u kujtove ti.
I kujtoj ditët që kaluam
ishim të rinj. Të marrë dhe të dashuruar
ende pyes veten a thua ku gabuam
apo ndoshta të dy – tepër kërkuam.
E di se edhe ty të mundon
kujtimi për mua.
E di se ende jeton
thellë diku në ëndrrat e tua.