>
LETERSISHQIP
Uran Bajrami

Qielli Mbi Ne

Sonte këtu po qan qielli mbi ne
gjithkah kthjellët, askund re
e fqinji im thotë se po i sheh
në kokë të fëmijëve, më bën be
Thotë: shiko kojshi a s’po i sheh
tërë këto re të zeza mbi ne,
a po dëgjon, si bubullon
do të ketë breshër, a më dëgjon?
Çova kokën, por s’shihja gjë
qielli i kaltër sa s’bëhet më,
thashë vetë me vete: ç’paska kojshia
mos paska ëndërruar ca ëndrra të këqia.
Eh, i thashë, more kojshi
si po e bën qiellin e kaltër, të zi
si mund qielli i kaltër të bëhet i zi
ec mor kojshi, të shkojmë në shtëpi
se punët e Zotit, askush s’i di
Ec o kojshi e çojmë nga një gotë raki
nesër ditë e re, do të bëhet më mirë.
Po fqinji s’dëgjonte
atje ende qëndronte.
tha: dua t’më lag
breshëri sonte...