>
LETERSISHQIP
Uran Bajrami

Ëndrra

Tërë kohën eci
me zemër të thyer
në fund po e shoh
ku qeshë jam kthyer
Shikoj përpara
asgjë s’dalloj
vazhdoj të eci
rrugëdalje kërkoj
Shikoj përpjetë
as qiell as re
labirint i shkretë
dalje a ke
N’dorë e kam ardhmërinë
ti nuk ke shpëtim
ti je vetëm ëndërr.
Botuar në Zëri i Rinisë, tetor 1989