>
LETERSISHQIP
Uran Bajrami

Pa Titull

Atëherë kur tmerri
tërë trupin ta kaplon
fytyra zbehet
humbin shpresat për jetë
kur të kap frika
e të mundon vetmia
kërkon ndihmë...
...hija jote të ndjek
kur era çdo gjë
rreth teje shkatërron
hapa të rëndë
dëgjohen në afërsi
veshët nga zhurma
të fishkëllejnë
shumë zëra të çuditshëm
vijnë ka’ ti