>
LETERSISHQIP
Urim Rama

A Mundemi?

A mundemi?
A mundemi dot të rrimë para vetes pafjalë?
Shpirti mu hakërrye hej po ti qenke i marrë!
A mundemi të qajmë para lotit të padalë?
Syri i mallëngjyer shpërtheu me gulç në vaj!
A mundemi para zemrës ndjenjat ti përmbajmë?
Zemra e gjakosor nga plaga ma ktheu, përmbahu!
,por dije ti veten sapo e ke vrarë!
Po të pyes ty! A mundemi vallë?