>
LETERSISHQIP
Urim Rama

Indiferent Me Ndërgjegjen!

Indiferent me ndërgjegjen!
E di çfarë, nuk më plas se çfarë do...!
Më çmend indiferenca që ke në atë që do
Kur të pyes a më do?
Përgjigjesh indiferente:
- yf joo...
Ok paç fat!
Vrapon si e çmendur:
- ku po ikën mos guxo!
- Po ç’do?
- Hiç thjesht qëndro!
Ika se më vret indifereca...
Mirë dhe unë po ik.
Pas meje si qamarroke:
Takohemi aty, - ku?
- ku po shkon dhe ti!
Unë po dal jashtë EGOS po ti?
Erdha indiferenca s’do më vendos më kufi.