>
LETERSISHQIP
Urim Rama

As Ditë As Natë

Zbardhi dita e veshur në të zezë
Agu i saj të rrënqeth të lë pa shpresë
Nxinë nën dritën e hënës e larta fortesë
E shembur themelesh humbëtirë idesh
Ngritur muri i saj në mjegullën e kësaj nate
Rropat ndërgjegjen ngushticash qorre,
skutash sokake
Lartëson errësira përmendoren e saj
nën dritën e kësaj ditë-nate gjysmake.