>
LETERSISHQIP
Urim Rama

Brenda Dhe Jashtë Shpirtit

Bota rreth meje po më shemb kufijtë
Kështjellën e rreme që kemi ngritur
Të gënjenim veten me materializma
Dhe shpitrave t’iu vinim kufijtë e egos

Të verbër në shpirtë marshojmë të marrim
Çka shohim çdo ditë si të ishim perëndi
Shkatrrohemi së brendshmi vdesim së gjalli
Dhe kjo po na ndodh nga pak e nga pak për ditë

Bota brenda meje është kthyer në shkretëtirë
Me pluhurin e saj më ndërton shkatërron
Pa reshtur kufijtë e shpirtit thesarin e vetëm
Që na trashëguan në lindjen largët, e ardhmja
është afër, si do ia bëjmë t’i kthejm borxhin asaj

Pluhuri i kësaj shkretëtire që kemi krijuar furishëm
Stuhi e tmerrshme më është kthyer në vetmi
Rrënim i frymës së shpirti të gjallë nga brenda
Shembje së jashtmi e të ashtëquajturit njeri...

Më thoni se je i çmendur së brendshmi në shpirt
Më gjykoni së jashtmi se dhe unë kam ego jam njeri?
Si të jetoj gjejeni mënyrën e më thoni si ta jetoj jetën
Njeri brenda shpirtit apo ego jashtë tij