>
LETERSISHQIP
Urim Rama

Marr Frymë

Më merret fryma e zemra më kullon rrëke
gjaku pareshtur si dallgët e lumit në vërshim.
Se di se ç’ilaç ti gjej shpirtit mbytur në trishtim
Të hidhem në shtërngatat e dallgëv me tërbim
Ku pleksen rrëbyeshëm ndjesitë si dallgët në shkëmbinj.

A ka mundur ndokush pa frymë me gjalluar. Si minj të zënë në qark në botën e helmuar!
Askush të mos guxoj që të më ndihmoj!
Kjo është dita ime dua ta jetoj frymarrjen
E munguar...!

Do hidhem në zjarrin e përflakur në perëndim
O ta djeg shpirtin, o të gjej shpëtim.
Do hidhem në erën e muzgut në agim në mos gjetsha zgjidhje të paktën aty do marr frymë!