Vahit Nasufi
Familja Dervishi, Çerdhe Bilbilash
Kultura kërçovare është e njohur gati në të gjitha trojet shqipëtare. Kërçova e sotme, ose Uskana e lashtë Ilire, njihet si interpretuese e këngëve burimore, por, në krahasim me të tjerat, më karakteristike është interpretimi i këngës sa e vjetër, aq edhe e bukur, polifonike vendase, e cila këndohet në grupe.
Kjo këngë, dikur këndohej nëpër odat kërçovare, dhe dëgjohej me një interesim të madh nga dashamirët e këngës. Kërçova ka pasë shumë këngëtarë cilsorë, që i kanë kënduar këngët polifonike autoktone.
Njëri ndër ta ka qenë edhe i madhi Imer Dervishi, nga fshati Garanë i Kërçovës, të cilin Kërçova e njihte si Imeri Llokaçe, pasi që prejardhjen e kishte nga fisi i Llokaçëve. Imeri ka trashëguar gjyshin e tij Azizin, pasi që i ati i tij, Dervishi, ndahet nga jeta në moshë shumë të re, kur Imeri ka qenë tetëmbëdhjetëvjeçarë.
Imeri si këngëtar ka qenë i dalluar, por, jo vetëm, ai ka qenë edhe valltar shumë i mirë. Edhe pse ai ishte kurbetçar, kurrë nuk i la pas dore, si këngën ashtu dhe vallen.
Trashëguesit
Në shumë raste këngëtarët dhe këngëtaret, trashëgohen nga pasardhësit e tyre. Kështu ndodh edhe me Imerin, i cili është trashëguar jashtëzakonisht mirë nga djemt e tij, Dervishi dhe Azizi, të cilët më se katër dekada janë artistë shumë të suksesshëm të estradës shqiptare, të njojur si "Vëllezërit Dervishi", ose siç i quan populli në pseudonim, "Bilbilat e Kërçovës". Të dy vëllezërit, këngës ia thanë që nga mosha e adoleshencës, për ta kultivuar vazhdimisht pa iu ndrë kurrë. Me përkushtimin më të madh që ata patën ndaj këngës, paralelisht kanë arritë kulmin e suksesit artistik. Gjatë karierës së tyre, kanë kënduar edhe solo, por, më shumë në duet. Kanë bashkëpunuar me shumë komopzitorë dhe këngëtarë të shquar nga vendi, Kosova dhe Shqipëria. Kanë një thesarë shumë të pasur me këngë burimore, një repertor me shumë hite këngësh, të cilat do të këndohen brez pas brezi edhe në të ardhmen. Kanë shkruar shumë tekste këngësh, nëpërmjet të cilëve përshkruhen ngjarje të ndryshme. Veçmas dhe së bashku kanë edituar shumë albume muzikore, në audio dhe video kaseta, më vonë edhe në kompakt disqe, nëpërmjet të cilave, janë bërë shumë të famshëm në botën shqiptare. Siç është e zakonshme te këngëtarët, edhe Vëllezërit Dervishi luajnë në disa vegla muzikore, si në; çifteli, sharki, violinë etj.
Kanë kënduar në shumë dasma në Kërçovë me rrethinë, por, edhe jashtë saj. Kanë qenë pjesmarrës në shumë manifestime të ndryshëm, koncerte, festivale ballkanike dhe ndërkombëtare. Vlen të theksohet
se jo vetëm Kërçova, por, edhe mbarë kombi ynë është krenarë, me triumfin e tyre, që arritën në festivalin ndërkombëtarë, "LES ORIENTALES", që u mbajtë në qershor të vitit 2013 - të në Paris, ku morën pjesë njëzet e shtatë shtete. Karakteristike është se Vëllezërit Dervishi, që ishin të vetmit përfaqsues të kombit shqiptarë, në skenën e këtij festivali dolën me veshje kombëtare, tipike kërçovare, dhe u prezentuan me këngën polifonike, "Luto Fukaraja", me të cilën, nga juria morën vendin e parë. Kënga polifonike kërçovare, nga spektatorët u mirëprit jashtëzakonisht mirë, e cila të pranishmive u la përshtypje të thellë, sidomos mënyra e interpretimit të saj, që spektatorve në sallë u krijonte emocione pa fund, dhe herë pas here u shpërblyen me duartrokitje shumë të fuqishme. Ky triumf i madh, nuk ka qenë i vetmi as i fundit i Vëllezërve Dervishi, ata kanë marrë edhe shumë shpërblime tjera nga juri të ndryshme.
Vëllezërit Dervishi, nuk janë rastësisht këtu ku janë, gjithmonë kanë kënduar dhe këndojnë, me shpirt e zemër, aty ku ka qenë e nevojshme kënga, dhe kurrë nuk kanë pasë për qëllim përfitimet materiale. Padyshim se duhet përmendur, se në dasmat e disa familjeve me gjendje të rëndë ekonomike, Vëllezërit Dervishi, duke pasur lëmoshë ndaj tyre, kanë kënduar falë, pa asnjë kusht, dhe kanë krijuar një atmosferë impozante. Gjithashtu nuk kanë refuzuar kurrë dhe askend, sa herë që janë ftuar të këndojnë në koncerte humanitare, por janë treguar të mëshirshëm ndaj njerzive në nevojë. Sa herë dhe kudo që kanë kënduar, as një herë nuk e kanë përdorë mënyrën e këndimit, plejbek, e cila mënyrë nuk është aspak e pëlqyeshme për publikun.
Gjatë një kariere të bujshme, kanë dëshmuar dhe na kanë bindur, se nuk janë lokalista, por, janë shumë të ndërgjegjshëm, ndoshta kjo është edhe një arsye më tepër, që populli i donë shumë, dhe janë të adhuruar gati nga të gjitha tevat ku jetojnë shqiptarët. Janë ftuar në shumë radio dhe stacione televizive, në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, për të dhënë programe kulturo - artistike, apo intervista. Është shumë vështirë të përshkruhet apo të përfëshihet kuntributi i tyre artistik, që i kanë dhuruar popullit, nga se është një kontribut jashtëzakonisht i madh, i cili ritet dita ditës, pasi që elani i tyre muzikorë s`ka të ndalur. Fjala e popullit nuk është e kotë kur thotë se; Vëllezërit Dervishi, janë synonim të këngëve popullore në përgjithësi. Ata këngën e pranuan nga të parët e tyre, për ta kultivuar jo më pak se katër dekada, dhe tani gradualisht ua imponojnë pasardhësive të tyre. Sa i përket këndimit të këngës polifonike kërçovare, janë bartës dhe interpretues të pa zavendësueshëm, që i kanë ruajtur, dhe i ruajnë akoma origjinal, vlerat e saj artistike.
Pasardhësit që premtojnë
Edhe Vëllezërit Dervishi janë trashëguar nga djemt e tyre, nga Argëtoni, djali i Dervishit dhe Urani, djali i Azizit. Të dy këta, janë këngëtarë shumë cilsorë, që premtojnë shumë për të ardhmen. Tashmë shihet qartë se familja Dervishi, është me të vërtetë një çerdhe e madhe bilbilash, apo një burim këngësh i pa shtershëm! E mira mbi të mirën e kësaj familje është ajo, që kësaj familje përgjithmonë i bashkangjitet edhe një bilbil, apo yllë i këngës popullore, një talente e mrekullueshme, Rabije Rika, bashkëshortja e Argëtonit, e cils vjen nga qyteti turistik i Strugës. A thua vallë i bashkoi kënga popullore? Rabija, me zërin e saj melankolik, radhitet në grupin e këngëtareve më të mira në Republikën e Maqedonisë, e cila edhe pse është në fillim të karierës, këtë e ka dëshmuar me veprën e saj artistike.
Shpresat tona janë shumë të mëdha, që në këtë çerdhe bilbilash, do të lindin edhe shumë bilbila, apo yje këngësh, që do të ndjekin rrugën e të parëve, dhe se kënga do të trashëgohet brez pas brezi. Gjithashtu kemi shpresë, dëshirë dhe besim të madh, që melosi burimorë kërçovarë, sidomos kënga polifonike, të mos zbehet, por të kultivohet me intenzitet edhe në të ardhmen, ashtu siç është kultivuar deri sot.

Më shumë nga Vahit Nasufi
- Kërçova Me Gëzim Dhe Lot
- Manifestimi I Katërt I Shh Shitova
- Këngë Për Qamilin E Vogël
- Fshati Shitovë Dje Dhe Sot
- Rapsodit Tahir Drenica
- Gënjeshtari
- Beqir Limanit
- Kriza Për Deviza
- Intervistë Me Rapsodin Afmet Spahiu (Meti)
- Sadin Halilit
- Abedin Ballazhit
- Pëshëndetje Nga Kërçova
- Rruga E Pavarësisë
- Sami Mehmeti
- Kalosh Dani
- Lamtumirë Legjendë
Komente 0