Vahit Nasufi
Fshati Shitovë Dje Dhe Sot
Në anën veri - lindore të komunës së Kërçovës, jo më shumë se 7 km, shtrihet fshati Shitovë. Ky fshat gjysëm kodrinorë, me një lartësi mbidetare prej 740 m, dhe me një sipërfaqe mbi 50 000 m2, numron rreth 200 shtëpi dhe mbi 1200 banorë autokton. Këtë fshat të vogël, por, me emër të madh, i banuar etnikisht me shqiptarë, antikja dhe modernja, humanizmi dhe sakrifica, trimëria dhe bujaria, janë element gërshetues, që e bëjnë tërheqës dhe interesant. Pa dyshim se ky fshat, do të ishte edhe shumë më i madh, por, duke filluar prej viteve të pesëdhjeta, të shekullit që lam pas, shumë familje janë shpërngulë nga vendlindja e tyre, për të vazhduar jetën në Turqi, ku shkuan afër njëzetë familje, kurse pjesa më e madhe u vendosën në Kërçovë. Pasi dukshëm u përmirësua gjendja infrastrukturore, u ndërtuan shumë shtëpi të reja dhe moderne, që fshatit i dhanë një pamje mahnitëse, dhe bindshëm shmangën shpërnguljen nga vendlindja.
Ky fshat, me një bukuri të rrallë natyrore, dikur është marrë me bujqësi dhe blektori. Përveç kodrinave të gjelbëruara, që në anën jug - lindore, rrethojnë fshatin, i njejti, në anën perëndimore, kishte një fushë shumë të madhe, të rrafshët, dhe me një tokë shumë pjellore, nga e cila dikur shumë familje siguronin kafshatën e gojës. Por, kah fundi i shekullit që shkoi, kjo fushë nga Termo - Elektrana e Osllomesë, u shëndrrua në gropa të thella dhe gërmadha të mëdha qymyri!
Ajo, që e bënë krenar këtë fshat me shumë histori dhe kulturë, është se Shitova sot, në krahasim me popullatën, llogaritet si fshati më i shkolluar, në komunën e Kërçovës. Qysh nga gjysma e parë e shekullit të kaluar, ky fshat ka pasë shumë arsimtarë, që kanë edukuar shumë gjenerata, si Zejnulla dhe Mehmet Mehmedi, Idriz Ahmedi, pak më vonë, Qemal Rizmani, Asip Beqiri dhe shumë të tjerë. Në gjysmën e dytë, po të njejtit shekull, shumë nxënës shitovarë, me intenzitet të lartë vazhduan studimet nëpër univerzitete të ndryshëm të ish - RSF të Jugosllavisë, si në Shkup, Prishtinë, Beograd etj. Shitova sot, në radhët e saj ka mbi dhjetë mjekë, shumica të specializuar, si pediatër, kardiologë, gjinekologë, stomatologë, veterinerë etj. Përveç mjekve medicinal, Shitova sot, ka edhe doktorë të shkencave, magjistra, pedagogë, juristë, apo avokatë, inxhinierë, oficerë, teologë dhe kështu me radhë. Gjithashtu, kjo fole intelektualësh, ka pasë dhe ka shumë zejtarë që punojnë zanate të ndryshëm, si rrobaqepës, parukerë, automekanikë, shoferë të kategorive të rënda, elektriçistë, zdrukthtarë, muratorë... Me ardhjen e gjeneratave të reja, shumica e shitovarëve afaristë, sot merren me biznes, si në Atdhe ashtu dhe në diasporë.
Përveç këtyre mrekullive që ka arritë ky fshat, me tipare të bukura, që ia ka falë natyra, Shitovën e brengos shumë edhe plaga e rëndë dhe gati e pashërueshme e kurbetit. Qysh në pjesën e parë të shekullit XX, ky fshat, ka pasë shumë kurbetçarë, që në atë kohë si destinacion kanë pasë Romaninë, ose siç e quajshin ndryshe, Vllajakën. Qysh atëherë Shitova, kurbetin e ka trashëguar brez pas brezi, kështuqë sot, ka një numër të konsiderueshëm kurbetçarësh, në mbarë botën. Numri më i madh i tyre punojnë dhe veprojnë në shtetin Helvetik. Karakteristike është të përmëndet, aktiviteti i tyre, të cilët themeluam Shoqatën Humanitare "SHITOVA", e cila ka për qëllim të ndihmojë aty ky është nevoja, në fshat por, jo vetëm. Që mërgimtarët shitovarë dhe shitovare, të jenë sa më afër njëri - tjetrit, Shoqata, çdo vjet organizonë manifestime kulturore, ku mbëlidhen dhe argëtohen, gati krejt bashkëfshatarët.
Infrastruktura
Shitovarët, kurrë nuk rrinin duarkryq, por, të bashkuar mendojshin për modernizimin e fshatit, që e reja të zavendësojë të vjetrën. Në radhë të parë, ata me vetëkontributin e tyre, asfaltuan rrugën kryesore që lidhë fshatin me qytetin, si dhe rrugët nëpër lagjet e fshatit, të cilat njëkohësisht edhe i ndriçuan, ku sot natën, duket si ditën, pastaj sollën rrjetin telefonik dhe ujësjellsin. Shitovarët gjithashtu me vetëkontribut, dhe me një përkrahje të volitshme financiare nga komuna e Kërçovës, në qendër të fshatit, ndërtuan shkollën e re fillore tetëvjeçare, shumë moderne, e cila pajiset me mjete teknike bashkëkohore. Pranë kësaj shkolle, në anën tjetër të rrugës, është kroi i pashtershëm me lugjet e tij, që i thonë - kroi i katundit, prej të cilit rrjedh ujë i ftohtë dhe i pastër si qelibarë.
Meqenëse banorët e këtij fshati, me një pejsazh impozant, të gjithë i takojnë fesë islame, për të kryer ritualet fetare, në vëndin e xhamisë së vjetër, ndërtuan xhaminë e re me tri minare, që nga autoparlantat e saj, pesë herë në ditë dëgjohet ezani, që e thirrë imami i fshatit. Gjithashtu është ndërtuar edhe ambulanca e re, e cila së shpejti pritet të vihet në përdorim. Gjatë luftërave ballkanike, në periudha të ndryshme, kur luftohej për të mbrojtur çdo pëllëmbë të Atdheut, shumë burra, nga Shitova, me idealet e tyre për liri, flijuan jetën e tyre, si Ramazan Sefadini, Nexhbudin Neziri, Hamdin Zendeli, Muharem Rexhepi, Zeno Kurtishi, dhe shumë tjerë personalitete të shquar, që me forcën dhe madhështinë e tyre ishin frymëzues të kombit. Sa për ilustrim, duhet përmëndur viti 1912, kur në Kërçovë vepronin mbi dhjetë çeta kryengritëse shqiptare, komandant i të cilave ka qënë Nuhi Xhemaili nga fshati Shitovë. Emri i këtij atdhetari të paepur, skalitet nën kujtesën e popullit, sepse mishëronte tiparet dhe vyrtytet më të mira të kërçovarëve. Që të mos harrohen martirët e fshatit, që heroikisht ranë në Log të burrërisë, në anën perëndimore, ku është edhe hyrja kryesore e fshatit, ndërtuan lapidarin me gurë mermeri, dhe në formë të gëdhendur, janë shënuar emrat dhe mbiemrat e tyre. Kur jemi te heroizmi i kësaj ane, vlen të ceket se në afërsi të Shitovës, më 23 shtator 1944, në moshë shumë të re, heroikisht ra heroina e kombit nga Dibra, Ibe Palikuqa.
Arti dhe kultura
Shitova, njihet edhe si artdashëse, që i ka dashur dhe i ka kultivuar këngët, vallet dhe humorin. Ndërgjegja nuk më lejonë, të mos e kujtoj artistin e madh, që mjerisht sot nuk është në mesin tonë, Sami Mehmetin, i cili përveç se ishte këngëtar dhe humorist, ishte edhe mjeshtër i shumë veglave muzikore, i çiftelisë, sharkisë, violinës, etj. Sot, Shitova ka disa yje të folklorit siç është rapsodi popullorë, Llokman Kurtishi. Ky këngëtar i mrekullueshëm, është kultivues i jashtëzakonshëm i melosit burimorë kërçovarë, por jo vetëm, ai me mjeshtri i këndonë këngët popullore dhe ato folklorike. Që të mos zbehet folklori në Shitovë, Llokmani, vazhdimisht këngën ua imponon djemve të vet, Zejnullait dhe Arbenit, të cilët kanë një talent të rrallë, dhe sëbashku i këndojnë këngët e vjetëra, por, shumë të bukura polifonike kërçovare, të cilat këndohen vetëm në grupe.
Folklori në këtë fshat të bukur, nuk përfundon me kaq, ai kultivohet edhe nga vajzat e këtij fshati. Ajo, që deri në maksimum shfrytëzonë dhuratën që ia ka falë Perëndia, është solistja, Saranda Mehmedi, e cila këngën kurrë nuk e la pas dore. Edhe pse është studente, lirisht mund të themi se ajo ndjek rrugën e çikës së Dragobisë, të madhes, Fatime Sokolit, që ka lënë pas gjurmë të pashlyeshme dhe këngë të bukura plot një thesarë. Saranda, me zërin e saj melankolik dhe plot patriotizëm, i këndonë shumë bukur këngët folklorike, e cila nga dora e saj, i përcjellë nën tingujt e ëmbël të çiftelisë.
Sporti
Sporti në këtë fshat, është trashëguar vite me radhë, i cili është përcjellur, ruajtur, dhe zhvilluar vazhdimisht. Shitova, në disciplinën e atletikës, ka pasë shumë atletë të shpejtë. Pa dyshim më i dalluar ka qenë vrapuesi i famshëm, Nazim Ramadani, i cili në kohën e tij aktive, kah dekada e dytë dhe e tretë të shekullit të kaluar, me rivalet e tij, ka garuar vetëm nëpër dasma, pasi në atë kohë nuk ka pasë klube sportive. Nazimi, në Kërçovë dhe rrethinë, ka qënë bindshëm më i shpejti, dhe pa konkurencë! Ai, ka vrapuar gati në çdo dasëm kërçovare, pasi në këtë trevë është traditë, që dasmat përfundojnë me vrapimin e atletve, dhe në disa raste edhe me vrapimin e kuajve. Nazimi, ka qenë aq i shpejtë i cili për t`u habitur, shumë herë ka garuar edhe me kuaj.
Me ndërrimin e gjeneratave, midis tjerish, jo vetëm atlet, por edhe mundës shumë i mirë që nuk dinte se ç`është lodhja, që nuk e dallonte përpjetzën nga rrafshi, largësinë nga afërsia, ka qenë edhe Rushit Emini, i cili karrierën e filloi në fillim të viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar. Rezultatet e këtij sportisti të dalluar, arritën majat më të larta të suksesit, që mund t`i arrijë një sportist në disciplinën që ai garon. Rushiti, ishte i njohur për kah guximi, modestia, disciplina, toleranca dhe sinqeritrti, për të cilin shpeshherë bie fjala edhe sot. Pasi përfundoi karierën e tij të suksesshme shumëvjeçare, sportin ua impononte brezave të rinjë, që pranohej me shumë kënaqësi te kultivuesit e këtij sporti, që treva kërçovare e adhuronë pa masë..
Nuk do të ishte aspak e realtë, po të mos përmendet edhe Selim Asani, i cili ka qënë një mundës shumë i fuqishëm, ai, ka marrë pjesë në shumë dasma, si në Kërçovë ashtu dhe jashtë saj, në të cilat ka korrë shumë fitore. Edhe garat në mundje, ashtu si në vrapim, janë mbajtur nëpër dasma, por, që janë llogaritë si dasma të mëdha, gjë që kuptohet se edhe interesimi ka qenë shumë më i madh. Aktualisht, Shitova sot, ka shumë sportistë të talentuar, të disciplinave të ndryshme.
Në Shitovë sporti sot, arrijti kulmin e suksesit. Me themelimin dhe riaktivizimin e Klubit Volejbollistik "SHITOVA", i cili garon në ligën e parë të Republikës së Maqedonisë, në kategorinë për meshkuj, në vitin 2016, nën udhëheqjen aktuale të kryetrajnerit Dr.sci Bejtulla Eminit, (djali i Rushitit të lartëpërmëndur), dhe stafit të tij teknik, ky klub, befasoi mbarë vëndin. Pasi u kurorëzua me titullin kampion të Republikës së Maqedonisë, fitoi edhe kupën e saj, si dhe turneun mbarëkombëtarë "ADEM JASHARI" në Drenicë, ku është përballur me skuadra shumë të forta nga Kosova dhe Shqipëria.
Fshati Shitovë, për të cilin shumë zemra janë të përmalluara dhe nostalgjike, është edhe një muze i gjallë entnologjik, që ruan shumë eksponata nga e kaluara, dhe pasi është futur në binarët e suksesit, ai, nuk është ndalë kurrë, duke realizuar çdo projekt të planifikuar. Zërin e bukur të fyellit të barinjëve të dikurshëm, që dëgjohej nga kodrinat që rrethojnë fshatin, sot, e kanë zavendësuar zhurmat e veturave luksoze, që ka fshati, dhe ato të mërgimtarve kur vijnë për të pushuar në vendlindjen e tyre shumë të dashur. Shpresa, është shumë e madhe, se edhe gjeneratat që vijnë pas, do të vazhdojnë aty ku e kanë lënë paraardhësit e tyre.
Shënim: Sigurisht, se për këtë fshat piktoresk, mund të shkruhet edhe shumëçka. Ky pasqyrim, në pika të shkurtëra, është sa një gotë ujë që derdht në lum. Pa dyshim se këtu vëndin e kanë edhe shumë emra tjerë, që e meritojnë të shkruhen, sidomos të atyre që
dhanë jetën për liri, por, që është e pamundur të pëmënden të gjithë ato. Për të qënë modest, prej tyre, apo familjarëve të tyre, kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim.

Më shumë nga Vahit Nasufi
Komente 0