Vahit Nasufi
Rapsodit Tahir Drenica
Një sharki e vjetër shumë,
Për gjithmonë ka ra në gjumë!
Kurrë prej gjumi s`do të zgjohet,
Kjo sharki më s`do t`akordohet!
Kurrë rapsodi se merr në dorë,
Që nga data njëzetë e dy qershorë,
Të vitit dymijë e Trembëdhjetë,
Kur mjeshtri i saj ndërroi jetë!
Tahir Drenica kur ndërroi jetë,
Lajm i hidhur me të vërtetë,
I rrallë ishte si këngëtar,
Ishte gojëmbël dhe atëdhetar.
Lindi në Drenicën Kreshnike,
Në një familje patriotike!
Me një numër t`madh anëtarësh,
Ishte si çerdhe këngëtarësh!
Tahir Drenica ai këngëtar,
Na la këngë plot një thesar,
Më shumë t`melosit burimorë,
Që i ka shkruar vetë me dorë.
Na la pllaka dhe kaseta,
Që do t`mbeten sa t`jetë jeta!
Kënga e tij sa herë t`dëgjohet,
Aq herë Baca do t`na kujtohet!
Këndoi bashkë me Kadishanin,
Riza Bllacën, Sefë Mleqanin,
Me Shaban Baksin me Halilin,
Ismet Pejën dhe Qamilin...
Këndoi n`duet me Hashim Shalën,
Jetën këngës ia falën!
Qanë Hashimi me lotë ndër sy,
Njërin krah, thotë - ma ke thy!
N`festivale, dasma e koncerte,
Përherë i gatshëm pjesë t`merrte,
Kudo ishte i adhuruar,
Me mirënjohje i dekoruar!...
Brusti i Kastriotit kur u promovua,
Tahir Drenica atje ka këndua,
Sharkisë mirë ia dridhte telin,
N`këmbë e ngriti krejt Brukselin!
Në Danimarkë kur këndoi,
Gjithë danezët i befasoi!
Birta Traore e studioi,
Me këngët e tij doktoroi!
Si rapsod dhe jetën private,
I lexuanë shumë referate!...
T`qoftë i lehtë dheu, o i madhi shahir,
Pusho i qetë o Baca Tahir!
Zëri yt dhe kënga jote,
Do t`jetë pjesë e kësajë bote,
Me shumë ëndje do të dëgjohet,
Tahir Drenica kurrë s`harrohet!
Me germa t`arta mbi pllakë të vorrit,
"Këtu pushon legjenda e folklorit"!
Shkruanë n`pllakën përkujtimore,
Në zemrat tona - i gjallë je prore!
Për gjithmonë ka ra në gjumë!
Kurrë prej gjumi s`do të zgjohet,
Kjo sharki më s`do t`akordohet!
Kurrë rapsodi se merr në dorë,
Që nga data njëzetë e dy qershorë,
Të vitit dymijë e Trembëdhjetë,
Kur mjeshtri i saj ndërroi jetë!
Tahir Drenica kur ndërroi jetë,
Lajm i hidhur me të vërtetë,
I rrallë ishte si këngëtar,
Ishte gojëmbël dhe atëdhetar.
Lindi në Drenicën Kreshnike,
Në një familje patriotike!
Me një numër t`madh anëtarësh,
Ishte si çerdhe këngëtarësh!
Tahir Drenica ai këngëtar,
Na la këngë plot një thesar,
Më shumë t`melosit burimorë,
Që i ka shkruar vetë me dorë.
Na la pllaka dhe kaseta,
Që do t`mbeten sa t`jetë jeta!
Kënga e tij sa herë t`dëgjohet,
Aq herë Baca do t`na kujtohet!
Këndoi bashkë me Kadishanin,
Riza Bllacën, Sefë Mleqanin,
Me Shaban Baksin me Halilin,
Ismet Pejën dhe Qamilin...
Këndoi n`duet me Hashim Shalën,
Jetën këngës ia falën!
Qanë Hashimi me lotë ndër sy,
Njërin krah, thotë - ma ke thy!
N`festivale, dasma e koncerte,
Përherë i gatshëm pjesë t`merrte,
Kudo ishte i adhuruar,
Me mirënjohje i dekoruar!...
Brusti i Kastriotit kur u promovua,
Tahir Drenica atje ka këndua,
Sharkisë mirë ia dridhte telin,
N`këmbë e ngriti krejt Brukselin!
Në Danimarkë kur këndoi,
Gjithë danezët i befasoi!
Birta Traore e studioi,
Me këngët e tij doktoroi!
Si rapsod dhe jetën private,
I lexuanë shumë referate!...
T`qoftë i lehtë dheu, o i madhi shahir,
Pusho i qetë o Baca Tahir!
Zëri yt dhe kënga jote,
Do t`jetë pjesë e kësajë bote,
Me shumë ëndje do të dëgjohet,
Tahir Drenica kurrë s`harrohet!
Me germa t`arta mbi pllakë të vorrit,
"Këtu pushon legjenda e folklorit"!
Shkruanë n`pllakën përkujtimore,
Në zemrat tona - i gjallë je prore!
Kërçovë, më 17 tetor 2013
Më shumë nga Vahit Nasufi
Komente 0