Vahit Nasufi
Humori Dje Dhe Sot
Në jetën tonë të përditshme, përveç shumë elementeve tjerë, bën pjesë edhe humori, i cili ka për qëllim t`i bëjë njerzit të qeshin, dhe për ca çaste t`ua largojë brengat, apo t`ua zvoglojë stresin. Nëse krahasojmë humorin e dikurshëm, me ate që bëhet sot, diferenca është shumë e madhe, në favor të humorit të mëparshëm. Humori i viteve të fundit të shekullit të kaluar ishte më racional, evoluimi i të cilit nuk ka ecur drejtimit të duhur. Humori, dikur bëhej më shumë nëpër të ashtuquajturat odat artistike, aty ku këndohej dhe dëgjohej me shumë ëndje kënga e mirëfilltë shqipe. Nëpër ato oda, dikur shumë të famshme, sot të boshatisura, këndojshin këngëtarë shumë cilsorë, kurse humorin me një sens të shkëlqyeshëm e bëjshin humoristë shumë të talentuar, që shumë prej tyre mbetën të pa zbuluar për opinionin pasi programet radio - televizive ishin shumë të shkurtër, me një program prej katër - pesë orësh në ditë, kurse nga njerzit kompetentë, nuk kishte fare të interesuar që t`i afirmojë ata!
Në gjysmën e dytë të shekullit që lam pas, nëpër koncerte të ndryshëm, që organizoheshin atëherë, që nuk ndodh sot, në vendlindje dhe në diasporë, krahas këngës dhe valles, hapsirë të posaçme kishte edhe humori, i cili bëhej nga humoristë të mëdhenj, kurse shumë pak hapsirë kishte në radio dhe televizor, sidomos në trevat shqiptare të ish Republikës së Jugosllavisë. Kuptohet se humori i mirë nuk ka afat kohorë, ai i përsëritur, shikohet shpesh gjatë kohës së lirë, pasi me kalimin e kohës, filluan xhirimet nëpër videokasetat e atëhershme, me këngë, valle dhe humor, që ishte një mënyrë e posaçme për ta shijuar artin në përgjithsi, por, jo vetëm.
Në atë kohë, humori ishte i kulluar dhe shumë më i shëndetshëm se sot. Aktorët e atëhershëm ishin shumë të kujdesshëm se çfarë do t`i ofronin publikut, prandaj edhe kishte jetëgjatësi. N`atë kohë, humoristët nuk guxojshin të bëjnë humor me personalitetet e lartë të shtetit, siç ndodh sot, sidomos kur duhej të kritikohej dikush nga ato, Dikur aktorët e humorit, për një shfaqe që nuk zgjaste më shumë se një orë, e cila transmetohej një herë në muaj, në ekranet televizive, pregaditeshin nga tri - katër javë, kurse sot, çdo fundjavë, një shfaqe, kështuqë mos lënë shumë kohë për pregaditjet e duhura, prandaj aktorët e kanë të vështirë të prodhojnë një spektakël të bukur humoristik, edhe pse vetë aktorët thonë se gjithçka ishte mirë, por, publiku mendon pak më ndryshe!
Nëse krahasojmë kushtet e humorit shqiptar, dje dhe sot, nuk dyshohet fare se sot janë shumë më të volitshme për të punuar në fushën artistike, gjë që nuk i kishin më parë. Meqenëse humoristi lind, dhe nuk shkollohet, dhe pasi sot janë më të lirë, duhet tërhjekur vërejtje te njerzit që duan të bëjnë humor, pasi nuk është humorist secili që mundohet ta prodhojë atë, shumica nga këto i kopjojnë paraarardhësit e tyre, dhe bëjnë videoklipe, me tekstet apo batutat e tyre, qofshin ato komedi, parodi, etj, të cilat i kemi parë dhe dëgjuar më herët, që i bie të marrish diçka të gatshme nga sirtatari, por, që ta ka lënë dikush tjetër! Gjatë përiudhës kohore rreth viteve të tetë - nëntëdhjeta, humoristët e gjinisë mashkullore fare pak e luajshin rolin e një gruaje, kurse sot, janë të shumtë ata që e luajnë këtë rol, thuaj se e kanë tepruar, edhe pse ka shumë femra që bëjnë humor jashtëzakonisht të mirë, prandaj dalë nga dalë bie edhe interesimi i publikut për të shikuar humor.
Sot skenaret më shumë i shkruajnë vetë aktorët e humorit, pasi e kanë më të lehtë se dikur, i kanë shtëpitë televizive, që shumica prej tyre çdo fundjavë ka programin e saj humoristik, dhe atë me një hapsirë dy - tri orëshe, duke shpresuar se kanë shumë shikueshmëri, nga të gjitha moshat, por, e vërteta është ndryshe?! Sot në shumë shfaqe humoristike përdoren edhe fjalë banale, gjë që që nuk është e pëlqyeshme të shikohet me familje. Për t`i ofruar publikut një spektakël të bukur, aktorët duhet të jenë syhapur rreth skenarit, i cili duhet të jetë i filtruar dhe i censuruar mirë, pra, duhet ruajtur etika. Siç kemi vënë re te disa aktorë që vetën e quajnë ashtu si e quajnë, të cilët gjatë aktrimit gabojnë, dhe mundohen të improvizojnë, duke menduar se nuk hetohet nga publiku, por, ndodh e kundërta. Publiku, gjithashtu e kupton se edhe humoristi është njeri, dhe se ai duhet të sigurojë të ardhurat e tij, që të mbijetojë si aktor, individ, apo kryefamiljarë.
Humori ynë ka shumë humoristë prestigjoz, shumica prej tyre sot nuk janë mes nesh, por, që pas tyre kanë lënë gjurmë të pa shlyeshme. Veprat e tyre madhështore, do t`i ruajmë në rekuizitat tona shpirtërore. Kursesi humorit nuk duhet t`i shmangemi, por, t`i përkrahim aktorërt e rinj, dhe t`u dëshirojmë punë të mbarë në të ardhmen, dhe të shpresojmë se edhe këta do të ndjekin rrugën e paraardhësve tyre.
Ishte pra kjo një ese, nëpërmjet të së cilës, krahasuam humorin e atyre viteve që i përmendëm më lart, apo bëmë një analizë, pa pasur qëllim që të kritikojmë dikë. Ndoshta dikush nga lexuesit do të kishte dëshirë të kishim përmendur ca emra të legjendave të humorit, por, ndërgjegja, apo modestia nuk na e lejon këtë, pasi është e pa mundur të përfshihen krejt aktorët, një merr e një le, sigurisht se nuk ka kuptim!

Kërçovë, mars 2019
Më shumë nga Vahit Nasufi
- Kur Shkon Vasha Nuse
- Shyqyri Alushi Jeton Në Zemrat Tona
- Sylynjarët E Këngës Popullore
- Tradhtares
- Prindërit E Vetmuar
- Kënga E Shoqëroi
- Bilbilit Të Pollogut
- Bilbilave Kërçovarë
- Kurbetçar Në Amerikë
- Koronavirusi
- Hashim Shala
- Malli Për Uskanën
- Ismet Peja, Doajen I Këngës
- Moj Kosovë Kala Qëndrese
- Legjendës Së Humorit
- Nexhmije Pagarushës
Komente 0