>
LETERSISHQIP
Vahit Nasufi

Legjendës Së Humorit

Duhet thënë për hir t`vërtetës,
Se humori është pjesë e jetës,
Por, secili t`jetë i bindur,
Për humorist, duhet t`jesh i lindur.

Midis tjerish dhe një artist,
Ishte i lindur për humorist,
Rasim Thaçi, me nofkën - Cima,
Që shkëlqeu si vetëtima.

Lindi më 1949, më 13 të korrikut,
Në fshatin Vukoc, të Llapushnikut,
Në një familje shumë bujare,
Me ideale përparimtare.

Ishte njeri me vyrtyte t`larta,
I kishte fjalët t`ëmbla si mjalta,
Ishte i ndershëm, ishte bujar,
I moralshëm dhe solidar...

Artist i madh, njeri karizmatik,
Kishte intuitë, ishte dhe stoik,
Ishte besnik, ishte shumë korrekt,
Prej qytetarëve, gëzonte respekt.

Në moshën rinore ishte sportist,
Dyert e karrierës i hapi si fudbollist,
Por, fatkeqsisht, aq rëndë lëndohet,
T`i mbyllë këto dyer, ai detyrohet!

Me që kishte prirje humoristike,
Edhe pse studioi edukatën fizike,
Iu përkushtua karrierës artistike,
Bëhet aktor, i skeçeve komike!

Gurë themeli i këtij suksesi,
Ishte trio „Treshi Përsheshi",
Me Qumilin dhe Lecin e ndjerë,
Prodhuan humor që kishte vlerë.

Me lot të qeshim, na bënte Cima,
Me mimika dhe me pantomima,
Spektatorëve kur u dilte përpara,
Me veshjen tipike, krejt lara - lara!

Por, më 26 mars, të 2021 -it,
Pushon rrahjet, zemra e artistit,
U dha lajmi për vdekjen e aktorit,
„Ndahet nga jeta ikona e humorit"!

Si humorist, ishte legjendë e vërtetë,
Është ndër ata, që jetojnë dy jetë,
Nga kjo botë e ndau Korona,
Por, jo, dhe nga zemra tona.

I dashur humorist, i dashur Rasim,
U ndave prej nesh, ike në amshim,
N`përjetësi, t`përcollëm me arkivol,
Për humorin, do t`mbetesh simbol.

Të gjithë ata, që qeshën me ty,
Për ty sot qajnë me lot ndër sy,
Ti bëje humor, natë edhe ditë,
Ditët e errta, na i bëje me dritë!

Tani në paqe prehu i qetë,
Dheu i Kosovës, të qoftë i lehtë,
Për ty do t`flitet dhe do t`shkruhet,
Një yll si ti, kurrë nuk shuhet!
Kërçovë, prill 2021