Vahit Nasufi
Malli I Prindërve
Kur ia këtheva shpinën shtëpisë,
Lamtumirë i thash lumturisë,
Morra rrugën për n`kurbet,
Zoti or bir, të dhashtë shëndet.
Lamtumirë ju prindërit e mi,
Kur do t`këthehem nuk e di,
Malli për ju s`do t`më hiqet.
Si kandil, zemra do t`më digjet!
Shpesh syçelë, ju do t`agoni,
N`telefon zërin kur t`ma dëgjoni,
Dhe fotografitë kur t`i shikoni,
Ju me lot do t`i shoqëroni!
Për prindërit e mi s`ka më keq,
E shtrojnë sofrën për dy pleq,
Njëri me tjetrin mezi bisedojnë,
Buzët u dridhen, sytë u lotojnë!...
I djeg malli prindërit e kurbetçarëve,
Kurbeti i trashëguar prej të parëve,
Plagë e rëndë për kombin tonë,
Nuk ka ilaç që e shëron!
Lamtumirë i thash lumturisë,
Morra rrugën për n`kurbet,
Zoti or bir, të dhashtë shëndet.
Lamtumirë ju prindërit e mi,
Kur do t`këthehem nuk e di,
Malli për ju s`do t`më hiqet.
Si kandil, zemra do t`më digjet!
Shpesh syçelë, ju do t`agoni,
N`telefon zërin kur t`ma dëgjoni,
Dhe fotografitë kur t`i shikoni,
Ju me lot do t`i shoqëroni!
Për prindërit e mi s`ka më keq,
E shtrojnë sofrën për dy pleq,
Njëri me tjetrin mezi bisedojnë,
Buzët u dridhen, sytë u lotojnë!...
I djeg malli prindërit e kurbetçarëve,
Kurbeti i trashëguar prej të parëve,
Plagë e rëndë për kombin tonë,
Nuk ka ilaç që e shëron!
Më shumë nga Vahit Nasufi
- Pof. Dr. Hasan Kaleshi
- Elegji Për Nënën
- Festat Kombëtare Në Mërgim
- Rapsodi Ali Krasniqi
- Tërmeti Turqi-Siri
- Shtëpia E Mërgimtarit
- Lamtumirë Zef Deda
- Nëna E Dëshmorit
- Mulla Jakup Asipi
- Lamtumirë Pena E Artë
- Sali Ramadani
- Demir Krasniqi
- Nexhmije Pagarushës
- Legjendës Së Humorit
- Moj Kosovë Kala Qëndrese
- Ismet Peja, Doajen I Këngës
Komente 0