Vahit Nasufi
Shtëpia E Mërgimtarit
Si zog shtegtar që le folenë,
Si një qingj kur le kopenë,
Kurbetçari le Atdhenë,
Fati tij, kështu ka qenë!
Sa herë niset për n`kurbet,
Mbyll dritaret me roletë,
Drita këtu më s`depërton,
Gjithçka pluhuri e mbulon!
Nis shtëpia të ankohet,
Në vetmi si do t`jetohet?!
Ju me djersë më ndërtuat,
Më lat vetëm n`kurbet shkuat.
Kur ma ndalët ujin rrymën,
Sikur me ma ndalë frymën!
Edhe derën e mbyllët me dry,
Askush brënda më nuk hy.
Shtëpia lutet, o i madhi Zot,
Falëm dy sy, të qajë me lot,
I lutet Zotit t`i japi dhe gojë,
Me ligjërime të vajtojë!
Rreth e rrotull bari rritet,
S`ka prej kujt të kositet,
Pemët n`bahçe fryte plot,
Bien në tokë, kalben kot!
Ditët këtu kur agojnë,
Oxhaqet tjerë po tymojnë,
Gratë oborret i pastrojnë,
Ditën të lumtur e fillojnë.
Sa here vini në pushime,
Unë u pres me gëzime,
Jetë e hidhur në kurbet,
Te foleja ka shumë lezet!
Vahit Nasufi - Kërçovë
Si një qingj kur le kopenë,
Kurbetçari le Atdhenë,
Fati tij, kështu ka qenë!
Sa herë niset për n`kurbet,
Mbyll dritaret me roletë,
Drita këtu më s`depërton,
Gjithçka pluhuri e mbulon!
Nis shtëpia të ankohet,
Në vetmi si do t`jetohet?!
Ju me djersë më ndërtuat,
Më lat vetëm n`kurbet shkuat.
Kur ma ndalët ujin rrymën,
Sikur me ma ndalë frymën!
Edhe derën e mbyllët me dry,
Askush brënda më nuk hy.
Shtëpia lutet, o i madhi Zot,
Falëm dy sy, të qajë me lot,
I lutet Zotit t`i japi dhe gojë,
Me ligjërime të vajtojë!
Rreth e rrotull bari rritet,
S`ka prej kujt të kositet,
Pemët n`bahçe fryte plot,
Bien në tokë, kalben kot!
Ditët këtu kur agojnë,
Oxhaqet tjerë po tymojnë,
Gratë oborret i pastrojnë,
Ditën të lumtur e fillojnë.
Sa here vini në pushime,
Unë u pres me gëzime,
Jetë e hidhur në kurbet,
Te foleja ka shumë lezet!
Vahit Nasufi - Kërçovë
Më shumë nga Vahit Nasufi
- Lamtumirë Zef Deda
- Nëna E Dëshmorit
- Mulla Jakup Asipi
- Lamtumirë Pena E Artë
- Tërmeti Turqi-Siri
- Rapsodi Ali Krasniqi
- Festat Kombëtare Në Mërgim
- Elegji Për Nënën
- Pof. Dr. Hasan Kaleshi
- Malli I Prindërve
- Sali Ramadani
- Demir Krasniqi
- Nexhmije Pagarushës
- Legjendës Së Humorit
- Moj Kosovë Kala Qëndrese
- Ismet Peja, Doajen I Këngës
Komente 0