Vahit Nasufi
Rapsodi Ali Krasniqi
Moj e dashur Kosova jonë,
Me ligjërime pse vajton?
Dhimbje t`madhe n`shpirt ndjeva,
Për rapsodin nga Malisheva!
Heshtën tingujt e sharkisë,
Që rrinte n`prehër të Bacë Alisë,
Edhe këngët i la të shkreta,
Ali Krasniqi, u nda nga jeta!
Në dhjetor më njëzetë e dy,
Të vitit dy mijë e njëzetë e dy,
Fshati Drenoc me lot ndër sy,
Folklorit tonë një krah iu thy!
Lindi n`Drenoc ky zemër stoik,
N`vitin 1939, më 15 korrik,
Nga nëna Nurë, babë Ramadani,
Lum për ne që e pat vatani.
Lindi në një familje bujare,
Shumë artdashëse, atdhetare,
Kishte katër motra, katër vëllezër,
Përëndia kështu kishte bërë emër.
Ishte i ndershëm si qytetar,
Me kulturë, karakter fetar,
Ishte shumë humanitar,
Ishte i njohur dhe si pleqnar.
Këndoi me shumë këngëtarë,
Me Isë Llapçevën, të pa ndarë,
Me Sali Bajramin kushëririn e vet,
Me vëllain Ferizin, këndoi n`duet.
Këndoi n`festivale folklorike,
Këngë ashikishte dhe kreshnike,
Këndoi n`koncerte humanitare,
Dhe në shumë dasma familjare…
Më 1977, në Zagreb të Kroacisë,
Bashkë me rapsodin Bacën Isë,
Në festivalin ndërkombëtar,
U shpërblyen me vendin e parë!
Thesari i veprave artistike,
I solli shumë çmime bublike,
Shumë mirënjohje dhe shpërblime…
Do t`na mbesin në kujtime.
Në përjetësi kur e çuan,
Të gjithë parajsën i dëshiruan,
Me kurorë lulesh e mbuluan,
Shumë referate i lexuan.
Baca Ali pusho I qetë,
Dheu që i këndove t`qoftë i lehtë.
Edhe pse pa ty, ne kemi mbetur,
Ndërrove jetë, por, nuk ke vdekur
Sa herë këngët do t`i dëgjojmë,
Ali Krasniqin do ta kujtojmë.
Veprat tua madhështore,
Do të mbajnë të gjallë prore.
Me ligjërime pse vajton?
Dhimbje t`madhe n`shpirt ndjeva,
Për rapsodin nga Malisheva!
Heshtën tingujt e sharkisë,
Që rrinte n`prehër të Bacë Alisë,
Edhe këngët i la të shkreta,
Ali Krasniqi, u nda nga jeta!
Në dhjetor më njëzetë e dy,
Të vitit dy mijë e njëzetë e dy,
Fshati Drenoc me lot ndër sy,
Folklorit tonë një krah iu thy!
Lindi n`Drenoc ky zemër stoik,
N`vitin 1939, më 15 korrik,
Nga nëna Nurë, babë Ramadani,
Lum për ne që e pat vatani.
Lindi në një familje bujare,
Shumë artdashëse, atdhetare,
Kishte katër motra, katër vëllezër,
Përëndia kështu kishte bërë emër.
Ishte i ndershëm si qytetar,
Me kulturë, karakter fetar,
Ishte shumë humanitar,
Ishte i njohur dhe si pleqnar.
Këndoi me shumë këngëtarë,
Me Isë Llapçevën, të pa ndarë,
Me Sali Bajramin kushëririn e vet,
Me vëllain Ferizin, këndoi n`duet.
Këndoi n`festivale folklorike,
Këngë ashikishte dhe kreshnike,
Këndoi n`koncerte humanitare,
Dhe në shumë dasma familjare…
Më 1977, në Zagreb të Kroacisë,
Bashkë me rapsodin Bacën Isë,
Në festivalin ndërkombëtar,
U shpërblyen me vendin e parë!
Thesari i veprave artistike,
I solli shumë çmime bublike,
Shumë mirënjohje dhe shpërblime…
Do t`na mbesin në kujtime.
Në përjetësi kur e çuan,
Të gjithë parajsën i dëshiruan,
Me kurorë lulesh e mbuluan,
Shumë referate i lexuan.
Baca Ali pusho I qetë,
Dheu që i këndove t`qoftë i lehtë.
Edhe pse pa ty, ne kemi mbetur,
Ndërrove jetë, por, nuk ke vdekur
Sa herë këngët do t`i dëgjojmë,
Ali Krasniqin do ta kujtojmë.
Veprat tua madhështore,
Do të mbajnë të gjallë prore.
Kërçovë, 24 dhjetor 2022
Më shumë nga Vahit Nasufi
- Tërmeti Turqi-Siri
- Shtëpia E Mërgimtarit
- Lamtumirë Zef Deda
- Nëna E Dëshmorit
- Mulla Jakup Asipi
- Lamtumirë Pena E Artë
- Festat Kombëtare Në Mërgim
- Elegji Për Nënën
- Pof. Dr. Hasan Kaleshi
- Malli I Prindërve
- Sali Ramadani
- Demir Krasniqi
- Nexhmije Pagarushës
- Legjendës Së Humorit
- Moj Kosovë Kala Qëndrese
- Ismet Peja, Doajen I Këngës
Komente 0