Vahit Nasufi
Nëna E Dëshmorit
Atdheu është vend i shtrenjtë,
Për të falet dhe jeta e shenjtë,
Liria kurrë nuk dhurohet,
Pa derdh gjak, ajo nuk fitohet.
E kobshme ishte një ditë qershori,
Ngushëllova nënën e një dëshmori,
Dora e armikut, djalin ia ka vra,
Për lirinë e Atdheut, heroikisht ra!
Nënës ia sollën t'birin n'arkivol,
Për lirinë e vendit, do t'jetë simbol,
Kur e pa djalin, mbuluar me flamur,
Nëna e ngratë, e bëri zemrën gur!
Dera e hapur ishte për ngushëllime,
E vajtonte t'birin, ajo me ligjërime,
Plumbat e zi, që t'ranë n'krahëror,
Atdheu sot, të shpalli dëshmor!
Sulmeve t'armikut, ti u rezistove,
Me zemër stoike, si luan luftove,
Për t'çliruar vendin, jetën e flijove,
Nuk e humbe dot, por, e fitove!
Rënja heroike, n'log të burrërisë,
Do të shkruhet, n'faqet e historisë,
Poulli do të ketë ty n'përmendore,
Në zemrat tona, do t'jetosh prore.
E fale jetën për çështjen kombëtare,
Për heroizmin tënd unë jam krenare,
Tani shpirti nënës, prehu i qetë,
Dheu i tokës amë, ty t'qoftë i lehtë.
Fotografitë tua, unë n'dorë i mbaj,
S'mund të duroj dhe filloj të qaj,
Sumllat e lotëve, s'mund t'i ndaloj,
Malli yt or bir, mua m'përvëloj!
Bijtë e vet, Atdheu nuk i harron,
Pena e poetëve, të gjithë i kujton,
Zëri i këngëtarëve, n'tinguj t'çiftelisë,
"LAVDI" u qoftë martirëve të lirisë!
Për të falet dhe jeta e shenjtë,
Liria kurrë nuk dhurohet,
Pa derdh gjak, ajo nuk fitohet.
E kobshme ishte një ditë qershori,
Ngushëllova nënën e një dëshmori,
Dora e armikut, djalin ia ka vra,
Për lirinë e Atdheut, heroikisht ra!
Nënës ia sollën t'birin n'arkivol,
Për lirinë e vendit, do t'jetë simbol,
Kur e pa djalin, mbuluar me flamur,
Nëna e ngratë, e bëri zemrën gur!
Dera e hapur ishte për ngushëllime,
E vajtonte t'birin, ajo me ligjërime,
Plumbat e zi, që t'ranë n'krahëror,
Atdheu sot, të shpalli dëshmor!
Sulmeve t'armikut, ti u rezistove,
Me zemër stoike, si luan luftove,
Për t'çliruar vendin, jetën e flijove,
Nuk e humbe dot, por, e fitove!
Rënja heroike, n'log të burrërisë,
Do të shkruhet, n'faqet e historisë,
Poulli do të ketë ty n'përmendore,
Në zemrat tona, do t'jetosh prore.
E fale jetën për çështjen kombëtare,
Për heroizmin tënd unë jam krenare,
Tani shpirti nënës, prehu i qetë,
Dheu i tokës amë, ty t'qoftë i lehtë.
Fotografitë tua, unë n'dorë i mbaj,
S'mund të duroj dhe filloj të qaj,
Sumllat e lotëve, s'mund t'i ndaloj,
Malli yt or bir, mua m'përvëloj!
Bijtë e vet, Atdheu nuk i harron,
Pena e poetëve, të gjithë i kujton,
Zëri i këngëtarëve, n'tinguj t'çiftelisë,
"LAVDI" u qoftë martirëve të lirisë!
Kërçovë, qershor 2024
Më shumë nga Vahit Nasufi
- Mulla Jakup Asipi
- Lamtumirë Pena E Artë
- Lamtumirë Zef Deda
- Shtëpia E Mërgimtarit
- Tërmeti Turqi-Siri
- Rapsodi Ali Krasniqi
- Festat Kombëtare Në Mërgim
- Elegji Për Nënën
- Pof. Dr. Hasan Kaleshi
- Malli I Prindërve
- Sali Ramadani
- Demir Krasniqi
- Nexhmije Pagarushës
- Legjendës Së Humorit
- Moj Kosovë Kala Qëndrese
- Ismet Peja, Doajen I Këngës
Komente 0