>
LETERSISHQIP
Vahit Nasufi

Shqiptarët Në Turqi

Një plagë e vjetër që s`shërohet,
Kurrë nga mendja s`na largohet,
Plagë e vjetër me të vërtetë,
Vrragë në zemër na ka mbetë!

Për shpërnguljen e shqiptarëve,
Që lanë trojet e të parëve,
Për jetë më të mirë n`Turqi shkuan,
Nga vendlindja e tyre u larguan!

Shitën tokat dhe bagëtitë,
Për pak të holla shitën shtëpitë,
Nënë e bijë, babë e bir,
I thanë - Atdheut lamtumirë!

Ata vetë siç kanë treguar,
Në Turqi kur kanë shkuar,
Shtëpi prej balte kanë ndërtuar,
Dhe me kashtë i kanë mbuluar!...

Më shkuan dajë e mixhallarë,
Për të cilët malli m`kishte marrë,
Morra rrugën n`Turqi shkova,
Një nga një i vizitova.

Për vendlindjen ishin përmalluar,
Ishin plakë dhe asimiluar,
Mirë se erdhe askush s`më tha -
Por, hajde bujrum dhe merhaba!

Me shami n`kry një vajzë e re,
E pyta emrin si e ke?
Xhejlane emrin tha - unë e kam,
Vëllau im quhet Hakan.

Pa e pyetë fare më ka tregua,
Se për një turk ishte fejua,
E kishte burrin n`fotografi,
Cigaren n`gojë vetë korb i zi.

Kur bëjnë dasma me flamur,
Por, shqiponja s`valonë kurrë,
Kënga shqipe atje s`dëgjohet,
Në shkollë shqip atje s`mësohet!...

Në vendlindje vijnë shpeshherë,
Puthin tokën nga dy - tri herë!
Loti tyre s`donë të ndalet,
Zemra e djegur s`mund të çmallet!...

Shkojnë te shtëpitë ku kanë lindë,
Se kanë gabur tani janë bindë,
Shkojnë te arat ku kanë prashitë,
Shkojnë te livadhet ku kanë kositë!...

Shkojnë te mulliri ku kanë bluar,
Dhe te shkolla ku shqip kanë mësuar,
Shkojnë te kroi ku kanë mbushë ujë,
Në vendin tonë thonë - jemi të hujë!

Kur vjen koha të këthehen në Turqi,
U rrjedhin lotët pori shi,
Dalë nga dalë përpara duke shkuar,
Me sy prapa duke shiquar.

Në Stamboll apo Izmir,
Se n`vend tënd s`ka më mirë,
Në Anadoll as në Ankara,
Si vendlindja n`botë nuk ka!