Vahit Nasufi
Ty Kërçovë Të Lumtë Djepi
Karshi Ujmirit me majë të lartë,
Shtrihet Kërçova gjër e gjatë,
Me pozitë t`rrafshët gjeografike,
Me shumë faqe historike!...
Është e njohur për trimëri,
Për mikpritje dhe bujari...
Sa herë armiqtë i janë vërsulë,
Asnjëherë nuk është përkulë!
Kërçova, në kohën e lashtësisë,
Ishte kryeqyteti i Penestisë!
Kërçova e sotme heroike,
Atëherë quhej "Uskana" antike"!
Sa herë orët i ndërron akrepi,
Thonë - Kërçovës i lumtë djepi!...
Për bijtë e bijat që i ke rritë,
I ke si zana dhe si petritë.
Sulmet e ashpra të barbarëve,
Për të djegur fshatrat e shqiptarëve!...
Por, Ti kurrë nuk u dorëzove -
Si Kala e fortë qëndrove!
Në çdo mal që të rrethonte,
Grykëholla jote pa ndal këndonte!
Djemtë e tu si vetëtima,
Grinë armiqtë, copa e grima!
Martirët tu, për t`i kujtuar,
Përmendore u ke ndërtuar!...
Ngrite Qendrën Memoriale,
Në mes saj - "Nëna Shqiptare"!
Me veshje tipike kërçovare,
Siç janë veshur gratë shqiptare!
Shamija prej lotëve e lagur n`skaj,
Kur janë vrarë djemtë e saj!...
Por, ne erdhëm këtu ku jemi,
N`duart tona tani t`kemi!
Përsëri pas shtatëdhjetë vitesh,
Nga shqiptarët do t`udhëhiqesh!
Dje - Uskanë e Kërçovë - sot,
Të lumtë djepi - s`të thonë kot!
Gjithmonë ne do t`dalim Zot,
Nga duart tona s`të lëshojmë dot!
Tani e mbara ty të ndjek,
Për të smurët ke shumë mjekë...
Inxhinjerë dhe shumë juristë,
Akademikë, ekonomistë!...
Ke mësuesit që na mësojnë,
Si të shkruajmë dhe të lexojmë,
Ke poetë, shumë shkrimtarë...
Ke sportistët ndër të parë!...
Në çdo lëmi i ke zejtarët,
Që shërbejnë qytetarët,
Ke këngëtarët që këndojnë...
Ke shumë artistë që aktrojnë!...
Kënga e polifonike kërçovare,
Është e njohur n`trojet shqiptare!
Me interpretime autentike,
Nga shumë grupe polifonike.
Ke Kalanë, si pushimore,
Lumin Treska në anën lindore,
Ruan traditën që e la i pari,
Dita e shtunë - ditë pazari!...
Ajo, që zemrën ta lëndon,
Për çka dhe syri të loton,
Për bijtë e bijat kurbetçarë,
Në mbarë botën të shpërndarë!
Aspak e lehtë nuk është për ty,
Kur sheh shtëpitë mbyllur me dry!
Oborret e tyre si livadhe,
Kjo është brenga jote, më e madhe!
Sa herë duhet të hidhet vota,
Mërgimtarët vijnë nga Europa...
Për fitoren tënde historike -
Erdhën shumë dhe prej Amerike!...
Kur vjen koha e pushimit,
Kurbetçarët vijnë prej mërgimit,
Mbushen rrugët me vetura,
Trotoaret me gra e burra.
Plot me t`rinjë dhe të reja,
Fillojnë dasmat fillon hareja,
Jehon zëri i këngëtarëve -
Kënaqet zemra e kërçovarëve!
Lulëzon Uskana çdo pranverë,
Lule t`bukura plot me erë,
Që mbushin ajrin plot aromë,
Kështu e duam Kërçovën tonë!...
Hyjmë e dalim shtigjeve t`mërgimit,
Por, nuk i nënshtrohemi asimilimit!
Ti, je vatra jonë shekullore,
Ke qenë, je, dhe do të jeshë prore!
Vërtetë, unë jam kurbetçar,
Por, me rrënjë jam kërçovar!
Të jap fjalën me besa - besë -
Aty ku linda, dhe do të vdes!
Këto vargje për ty i shkruaj,
Prej së largu, nga dheu i huaj,
Edhe pse larg teje jam -
Në mend e zemër, gjithmonë të kam!
Shtrihet Kërçova gjër e gjatë,
Me pozitë t`rrafshët gjeografike,
Me shumë faqe historike!...
Është e njohur për trimëri,
Për mikpritje dhe bujari...
Sa herë armiqtë i janë vërsulë,
Asnjëherë nuk është përkulë!
Kërçova, në kohën e lashtësisë,
Ishte kryeqyteti i Penestisë!
Kërçova e sotme heroike,
Atëherë quhej "Uskana" antike"!
Sa herë orët i ndërron akrepi,
Thonë - Kërçovës i lumtë djepi!...
Për bijtë e bijat që i ke rritë,
I ke si zana dhe si petritë.
Sulmet e ashpra të barbarëve,
Për të djegur fshatrat e shqiptarëve!...
Por, Ti kurrë nuk u dorëzove -
Si Kala e fortë qëndrove!
Në çdo mal që të rrethonte,
Grykëholla jote pa ndal këndonte!
Djemtë e tu si vetëtima,
Grinë armiqtë, copa e grima!
Martirët tu, për t`i kujtuar,
Përmendore u ke ndërtuar!...
Ngrite Qendrën Memoriale,
Në mes saj - "Nëna Shqiptare"!
Me veshje tipike kërçovare,
Siç janë veshur gratë shqiptare!
Shamija prej lotëve e lagur n`skaj,
Kur janë vrarë djemtë e saj!...
Por, ne erdhëm këtu ku jemi,
N`duart tona tani t`kemi!
Përsëri pas shtatëdhjetë vitesh,
Nga shqiptarët do t`udhëhiqesh!
Dje - Uskanë e Kërçovë - sot,
Të lumtë djepi - s`të thonë kot!
Gjithmonë ne do t`dalim Zot,
Nga duart tona s`të lëshojmë dot!
Tani e mbara ty të ndjek,
Për të smurët ke shumë mjekë...
Inxhinjerë dhe shumë juristë,
Akademikë, ekonomistë!...
Ke mësuesit që na mësojnë,
Si të shkruajmë dhe të lexojmë,
Ke poetë, shumë shkrimtarë...
Ke sportistët ndër të parë!...
Në çdo lëmi i ke zejtarët,
Që shërbejnë qytetarët,
Ke këngëtarët që këndojnë...
Ke shumë artistë që aktrojnë!...
Kënga e polifonike kërçovare,
Është e njohur n`trojet shqiptare!
Me interpretime autentike,
Nga shumë grupe polifonike.
Ke Kalanë, si pushimore,
Lumin Treska në anën lindore,
Ruan traditën që e la i pari,
Dita e shtunë - ditë pazari!...
Ajo, që zemrën ta lëndon,
Për çka dhe syri të loton,
Për bijtë e bijat kurbetçarë,
Në mbarë botën të shpërndarë!
Aspak e lehtë nuk është për ty,
Kur sheh shtëpitë mbyllur me dry!
Oborret e tyre si livadhe,
Kjo është brenga jote, më e madhe!
Sa herë duhet të hidhet vota,
Mërgimtarët vijnë nga Europa...
Për fitoren tënde historike -
Erdhën shumë dhe prej Amerike!...
Kur vjen koha e pushimit,
Kurbetçarët vijnë prej mërgimit,
Mbushen rrugët me vetura,
Trotoaret me gra e burra.
Plot me t`rinjë dhe të reja,
Fillojnë dasmat fillon hareja,
Jehon zëri i këngëtarëve -
Kënaqet zemra e kërçovarëve!
Lulëzon Uskana çdo pranverë,
Lule t`bukura plot me erë,
Që mbushin ajrin plot aromë,
Kështu e duam Kërçovën tonë!...
Hyjmë e dalim shtigjeve t`mërgimit,
Por, nuk i nënshtrohemi asimilimit!
Ti, je vatra jonë shekullore,
Ke qenë, je, dhe do të jeshë prore!
Vërtetë, unë jam kurbetçar,
Por, me rrënjë jam kërçovar!
Të jap fjalën me besa - besë -
Aty ku linda, dhe do të vdes!
Këto vargje për ty i shkruaj,
Prej së largu, nga dheu i huaj,
Edhe pse larg teje jam -
Në mend e zemër, gjithmonë të kam!
Më shumë nga Vahit Nasufi
- Gjeneratës Sime
- Amaneti I Venlindjes
- Shqiptarët Në Turqi
- Heroinës Kërçovare
- Vendlindjes Sime
- Partitë Politike
- Vrraga E Kurbetit
- Bastardimi I Këngës Folkorike
- Rapsodit Sali Bajrami
- Kënga Polifonike Kërçovare
- Familja Dervishi, Çerdhe Bilbilash
- Kërçova Me Gëzim Dhe Lot
- Manifestimi I Katërt I Shh Shitova
- Këngë Për Qamilin E Vogël
- Fshati Shitovë Dje Dhe Sot
- Rapsodit Tahir Drenica
Komente 0