Valbona Ahmeti
Natë E Dehur
Rrinim ulur, unë dhe ti
buzë liqenit
nuk shkëmbenim asnjë fjalë
vështronim buzëmbrëmjen
që shtrihej si një qilim i artë
hëna shpërtheu në buzëqeshje
ngase liqeni fjeti në sytë e saj
rrugët gjarpërore si gjerdane iu varën në qafë
e lisat si vetulla i rrinin në ballë
yjet e ndezur përreth vallëzonin krenar,
për ëndrrat që nuk i linin me jap shpirt
shtigjeve të dashurisë iu jepnin dritë
pëshpëritjet e natës së vonë
si një kor Muzash
tingëllonin në shpirtin tonë
tani e kuptuam
pse rrinim në heshtje
natë e dehur na la pa fjalë
buzë liqenit
nuk shkëmbenim asnjë fjalë
vështronim buzëmbrëmjen
që shtrihej si një qilim i artë
hëna shpërtheu në buzëqeshje
ngase liqeni fjeti në sytë e saj
rrugët gjarpërore si gjerdane iu varën në qafë
e lisat si vetulla i rrinin në ballë
yjet e ndezur përreth vallëzonin krenar,
për ëndrrat që nuk i linin me jap shpirt
shtigjeve të dashurisë iu jepnin dritë
pëshpëritjet e natës së vonë
si një kor Muzash
tingëllonin në shpirtin tonë
tani e kuptuam
pse rrinim në heshtje
natë e dehur na la pa fjalë
Komente 0