>
LETERSISHQIP
Valbona Ahmeti

Vetmia Fle Shtigjeve Të Shpirtit

Botë ta varfëroj shpirtin lakmia
kudo ndihemi të huaj, dhe të paftuar
ditët janë të gjata me biseda boshe
agimet vijnë zbehur
gjithnjë n’pritje të një buzëqeshje

kush na e vodhi, ku u tretë dashuria
shtriu krahët kjo kohë e ftohtë
ku mbeti shpirtmirësia
vetmia fle shtigjeve të shpirtit
ditët zgjatën nga malli i pritjes

buzëqeshja e ëmbël
sjell një shpresë më shumë
përqafimi i ngrohtë
n’krahror le një shërim
virtyti i bukur pareshtur fisnikëron
n’këtë jetë jemi vetëm kalimtarë rasti
mos t’harrojmë dashuri me falë