>
LETERSISHQIP
Vladimir Muça

Idealisti

Shokëve të tim eti
Luftoi mes fjalëve në vetminë publike
Me shpirt të dëlirë, pa zemëratë,
Pa grada, shpërblime, tituj merite,
Mbi krye si shpërblesë një jetë të ngratë.

Me shpirt u dha jetë rrugëve,
Psheretimave, kasollëve të vegjëlisë,
Pikëvesës, hapsirave, arave flamujve,
Mes hymnit të shenjtë të drejtësisë.

E pasuroi vendin, me djerrsë e ndriti,
Lavdën ja ngriti më lart se kurrë;
Tash, në strehën vorfnore, me shpirt meiti
S’gëzon asgjë, nga jeta zhurë.
3 Prillë 2020