>
LETERSISHQIP
Vladimir Muça

Kur Shkoj Në Rivierë

Kur shkoj në bregdet
E di se përtej xhamave
Gjëndesh Ti;
Ndaj sa kaloj Borshin
Xhamat e autobuzit i fshij…
Kërkoj gjithçka
Që shëmbëllen me Ty,
Ndaj pa ndalim
Xhamin e fshij… e fshij…
Por në sytë e mi
Gjithmonë shkreti,
Në xham avujt e lotëve
Rigojnë shi…..