Vladimir Muça
Vetëpërjashtim
Pa dashur, në pavetëdije,
Në ditët e netët e ardhme
Do digjen nga zjarr i fundjetës
Mendimet e pa shprehura.
Me zjarrin e vetëpërjashtimit,
Në mes flakësh purifikuar
Do ngrihet uni i dështuar.
Ndërsa unë i dashur mik
Në tezgjahun e shpirtit,
Me fije të praruara,
Do end çaste të paharruara,
Ndërsa në hirin e qiellit
Do mbjell shqetësimet e tua.
Në ditët e netët e ardhme
Do digjen nga zjarr i fundjetës
Mendimet e pa shprehura.
Me zjarrin e vetëpërjashtimit,
Në mes flakësh purifikuar
Do ngrihet uni i dështuar.
Ndërsa unë i dashur mik
Në tezgjahun e shpirtit,
Me fije të praruara,
Do end çaste të paharruara,
Ndërsa në hirin e qiellit
Do mbjell shqetësimet e tua.
Komente 0