Vladimir Muça
Vetmia E Mërgimtarit
Të ngrijsh në qerthullin tënd,
Duke pritur dikushin të të trokasë?
I shkreti mërgimtarë,
Pa shtëpinë e vendlindjes,
Qenin e macen që të rrinin pranë,
Fushat e blerta të pa anë.
Nga qielli i vetmisë
As hëna nuk shkund
Mbi kurmin tënd pluhurin e artë,
Qent e rrugës në mërgim
Më ikin bishtëshalë,
Vetmia mërgimtarin
Në shpirt e vret ngadalë.
Duke pritur dikushin të të trokasë?
I shkreti mërgimtarë,
Pa shtëpinë e vendlindjes,
Qenin e macen që të rrinin pranë,
Fushat e blerta të pa anë.
Nga qielli i vetmisë
As hëna nuk shkund
Mbi kurmin tënd pluhurin e artë,
Qent e rrugës në mërgim
Më ikin bishtëshalë,
Vetmia mërgimtarin
Në shpirt e vret ngadalë.
Komente 0