>
LETERSISHQIP
Vladimir Muça

Si Dikur

A e mban mend e dashur?…
Grykë e marikajt e përgjumur,
At’ ditë Dhjetori krasiteshin pemët,
E unë seç të thosha nën zë.

Shumë vite shkuan që aherë,
Çfar folëm, atje e lamë,
Nën një ulli a nën një këpurdhë
Zërat tanë atje janë.

Ndaj hera herës,
Nën dritën e argjendë
Të flokëve të tua,
Shoh gjurmët tona
Tek ulën në to si smeraldë.