>
LETERSISHQIP

Dihet…

Dihet nga te gjithe, qe ne jemi dy te dashuruar
Dhe pse jemi perpjekur, ta fshehim gjithmone
Une ende se di, se kush na ka tradhetuar
Dikush, apo vetja jone?

Dihet nga te gjithe, qe ne jemi dy gjysma ditesh
Qe kur bashkohen, bejne nje dite te plote
Me ingrediente diellore dhe fllade nanurites
Nga me te rrallet ne bote

Dihet nga te gjithe, qe ne jemi prolologu i nje mbremje
Dy trupa shkrire ne perqafim
Prane nesh asnje muzg s’afrohet pa leje
Se ben ate gabim

Dihet nga te gjithe, qe ne jemi vale te nje deti
Qe vetem me brigjet pranon te bisedoj
Dhe pse ne shume gjera si ngjajme njeri tjetrit
Kaltersine e kemi njesoj

Dihet nga te gjithe, qe ne jemi pjese e nje stine
Ndonse vijme nga muaj te ndryshem
Petalet e tyre leshojne kundermime
Qe shkrihen me ne kaq natyrshem

Dihet nga te gjithe qe ne jemi dy te dashuruar
Se kush na ka tradhtuar, ende se di mire
Vec di qe te dashuruarit nje grusht diell mbajne ne duar
Dhe digjen prane tij me deshire