Agim Bajrami
Lirikë E Keqtrajtuar
Ç’të them? Ti kështu je prerë
Skam lindur unë që të të ndreq
Njëherë je fllad, dhe dy herë erë
Ndaj çdo humor në çast ma heq
Ç’të bëj? Ti s’ndërron kaq lehtë
Unë formën tënde s’mund ta ndërroj
Njëher pranverë dhe dy herë
Dhe asnjë dite s’ndihesh njësoj
Ç’të flas? S’të sqaroj dot
Ti për një fjalë shpërthen në çast
Ashtu si eshka që ndez kot
Dhe djeg dhe vetën me atë rast
Ç’të them? Ndofta u nguta
Unë sytë e tu si pash aq mirë
Ne labirint veten e futa
Dhe tashme dalja është vështirë
Ç’të bëj? Ti je larguar
Dy veshët i ke zëne me dyllë
Ndaj s’kam ndërmend për të kërkuar
S’do pyes për ty më në asnjë yll
Ç’të them? Ne s’ngjasim fare
S’u poqëm dot në asnjë pikë
Ç’më mbetet veç të mbyll dritarët
Dhe nga kujtimet vrap do të ik’.
Skam lindur unë që të të ndreq
Njëherë je fllad, dhe dy herë erë
Ndaj çdo humor në çast ma heq
Ç’të bëj? Ti s’ndërron kaq lehtë
Unë formën tënde s’mund ta ndërroj
Njëher pranverë dhe dy herë
Dhe asnjë dite s’ndihesh njësoj
Ç’të flas? S’të sqaroj dot
Ti për një fjalë shpërthen në çast
Ashtu si eshka që ndez kot
Dhe djeg dhe vetën me atë rast
Ç’të them? Ndofta u nguta
Unë sytë e tu si pash aq mirë
Ne labirint veten e futa
Dhe tashme dalja është vështirë
Ç’të bëj? Ti je larguar
Dy veshët i ke zëne me dyllë
Ndaj s’kam ndërmend për të kërkuar
S’do pyes për ty më në asnjë yll
Ç’të them? Ne s’ngjasim fare
S’u poqëm dot në asnjë pikë
Ç’më mbetet veç të mbyll dritarët
Dhe nga kujtimet vrap do të ik’.
Komente 0