>
LETERSISHQIP
Agim Bajrami

Pikturë Qielli Pa Shi

U zhduk pa ndjerë edhe ky shi
S’më tha se ku është nisur
Krejt bosh më ngjan qielli tani
Dhe paksa më i ngrysur

Hutuar krejt më ngjajnë dhe zogjtë
Tek shfaqen befas nga një cep
I tremb dhe ta kjo erë e ftohtë
Dhe një pickim në krahë ju jep

Më mbeti kafja pa e pirë
Absurd më ngjan ky cast vërtet
Këtë peisazh gjysëm të ngrirë
E shkrin vec shiu që troket

Sa qejf do kisha kësaj dite
N’intimitet me të të flas
Unë i pelqej pikat që bien
Dhe akustikën që lënë pas

Pranë tyre sdi pse e ndjej veten
Si spektator ne nje koncert
Mua më deh cdo lloj muzike
Por kjo e tij më shkrin vërtet

U zhduk pa ardhur mirë ky shi
( S’më tha se për ku është nisur?)
Krejt bosh më ngjan dita tani
Dhe unë, krejt i braktisur!