>
LETERSISHQIP
Agim Bajrami

Kohe

Ke ende shume kohe per te ndenjur me mua
Sic ke dhe pak kohe qe te shkosh
Mjafton te kuptosh se sa shume une te dua
Dhe oret pa ty ndihen bosh

Ke ende shume kohe te me mbushesh me puthje
Sic ke shume pak kohe te me shash
Mjafton te veshtrosh syte e mij mbushur lutje
Dhe jo xhelozira prej grash

Ke ende shume kohe, qe te jesh dita ime
Ashtu sic ke pak te jesh nate!
Dashuria e madhe asnjehere s ‘ngre dyshime
Por di te puth gjate, shume, shume gjate

Ke ende shume kohe, te me besh ca te lumtur
Por kohra merzije ke pak
Se ditet e mija me te tuat rrijne strukur
Si rruazat e kuqe ne gjak

Ke ende shume kohe te frymojme sebashku
Por kohe per tu ndare, shume, shume pak
Une qiejt me drite vec me ty i kam pasur
Nga mengjesi, ne darke

Ke ende shume kohe te te ndjej si nje engjell
Dhe pak te te ndjej si nje djall
Se une emrit tend i besoj si i verber
Dhe vetem prej tij ndihem gjalle

Ke ende shume kohe..!