>
LETERSISHQIP

Përvuajtje

I pērvuajtur ky lumē, qē s'e njeh mē vetveten
I tharē mizorisht nga kjo stinē
Tē pērvuajtura gjethet, qē dalngadalē po treten
Dhe shfryjnē majē degēsh mērzinē

I pērvuajtur bregu, me kallama tē djegur
Bretkosat qē kuasin çdo natē
Peshkatari i plakur, me rrjetēn e verbēr
Qē kthehet nē shtēpi duarthatē

I pērvuajtur dhe shtrati me zaje tē murmē
Me llumra dhe baltra mbuluar
Gushkuqi mbi ferre me sy të pērgjumur
Qē ende s’beson se ēshtē zgjuar

E pērvuajtur kjo urē me kēmbē tē thara
(Mē keq veten kurrē se ka ndjerē)
Syhapur sheh ēndrra me shira tē kaltēr
Dhe pse si kanē dalē asnjēherē

I pērvuajtur peisazhi, ku s’sheh asnjē hije
Ky Maj qē nuk duket si Maj
Mē shkuan gjithē ditēt duke pritur tē vije
Por vapa bēn punēn e saj!

I pērvuajtur ky diell, mes qiellit gozhduar
Qē s'resht gjithēsinē duke vrarē
Do tē duhej dikush, qē ta shtynte me duar
Dhe shiut ti cojnē fjalē, sa mē parē!