Agim Shehu
Në Vegjëlinë Me Hënë
Thoshte një këngë në fshat:
"…ç’nuse-hënë kemi zënë!.."
Sytë e njerëzve te nusja,
sytë e mi ulur në hënë.
"Bir-o, shko në mal – më thanë, -
lart te delet vero vapën!"
Doemos që do të shkoja,
mbi mal hëna qe më afër.
Ndiqja brinjave shelegët –
unë ik e hëna ik!..
Lodhesha, e më lëmonte
dritë argjëndi mbi qerpikë.
Unë qëndro, ajo qëndro,
poshtë saj më lidhej goja.
Ngrija kokën, ..hënë e plotë
ishte bejka që kërkoja.
Flija ëmbël në kalidhe,
dëgjoja mushkën nga brënda.
Gjuhëza kur prekte zilen,
thoshja – ra një yll te hëna!
…Këngët që këndonin dasmat
i shkoja në buzë ngadalë.
Hëna nga pasqyrë e nuses
më shihte…pa thënë një fjalë…
"…ç’nuse-hënë kemi zënë!.."
Sytë e njerëzve te nusja,
sytë e mi ulur në hënë.
"Bir-o, shko në mal – më thanë, -
lart te delet vero vapën!"
Doemos që do të shkoja,
mbi mal hëna qe më afër.
Ndiqja brinjave shelegët –
unë ik e hëna ik!..
Lodhesha, e më lëmonte
dritë argjëndi mbi qerpikë.
Unë qëndro, ajo qëndro,
poshtë saj më lidhej goja.
Ngrija kokën, ..hënë e plotë
ishte bejka që kërkoja.
Flija ëmbël në kalidhe,
dëgjoja mushkën nga brënda.
Gjuhëza kur prekte zilen,
thoshja – ra një yll te hëna!
…Këngët që këndonin dasmat
i shkoja në buzë ngadalë.
Hëna nga pasqyrë e nuses
më shihte…pa thënë një fjalë…
Komente 0