>
LETERSISHQIP
Albert Zholi

Kodi I Syve Të Dorianës Që Theu Një Dashuri

Sa hyri në vagonin e trenit shtangu. Përballë iu shfaq ajo... Flokët prerë shkurt si atherë. Simpatike. Energjike. Sytë e zinj që i xixëllonin. Shatmesatare por elegante. Flokët gështenjë të shtrira. Edhe ajo e pa dhe mbeti ashtu sy hapur si ai…

Treni nisi udhën nëpër shina...Por ai nuk e dëgjonte...

-Ec, Luan...lëviz mos gjejmë ndonjë vend – i foli e shoqja, por ai akoma rrinte i hutuar nga ajo përballje tronditëse...

-Pse ndalove? Ec se nuk rri dot në këmbë! – foli përsri e shoqja. Ai bëri sikur lëvizi sa i hapi rrugë të shoqes. Një djalosh u ngrit nga vendi dhe ajo u ul. Ai rrinte në këmbë duke shqyer sytë a duke shqyer zemrën, a duke shqyer trurin???!! Ai takim sysh i befasishëm me Dorianën, e tronditi aq shumë sa e harroi veten...Edhe ajo e shihte pa fjalë sysh...Sytë flasin shumë, por ata vetëm shiheshin, e sytë e tyre nuk kishin forcë fjale...

Sytë e Dorianës u shkrinë dhe loti iu këput mbi faqe...

Tashti edhe sytë e tij u zgjuan e donin të flisnin e të dëgjonin... Sytë kanë kodin e tyre të bisedës...Thonë fjalë urrejtjeje e fjalë dashurie, pa i dëgjuar kush e pa i zbuluar kush të thënat e tyre...Edhe kur s’ishte bërë fjala, gjuha e syve ishte...Edhe gjuha e shpirtit tek sytë, e më mirë, atë gjuhë e dijnë dashnorët...

Kur dy të dashuruarit kanë vendosur kodin e syve, e cdo ditë mësojnë e thonë fjalë zemre, ata bëhen më të bukur e jeta e tyre merr kuptim...Vetëm Doriana dhe Luani e dinë se ç’flasin sytë e tyre...