>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Gjallëria

Koha e Coronavirus 2019 / 2021
Eh virus, virus për halle,
Gjithë trazirat na i ngjalle,
Jemi mbledhur si më parë,
Kush këtej, e kush matanë.

Më thotë motra me pak zë:
"Fëmijët e vegjël s’i duroj më,
Hidhen, thërrasin hiç pa ndalë,
Disa regulla kam me u falë.

Rrini urtë se do marr masa,
Shpirti im do pak qetësi,
Në korridorin tonë të gjatë,
Nuk du kush për me u shty.

Dhe e dyta vjen menjëherë,
Nëpër dhoma të hyni ngadal,
Jo, hidhu këtu e thërrit atje,
Ma keni bër kokën sa një mal".

Shkojnë fëmijët nga kuzhina,
Me do hapa të vogla ngado hyjnë,
Hap një derë e hap një tjetër,
Frigoriferit po i mësyjnë.

Frigoriferi i mjerë pëshpërit:
"Mos ma hapni derën prapë,
Se më lodhët nga sytë dhe mua,
Njëherë ditë dhe njëherë natë".

S’kan’ çka t’bëjnë fëmijët e gjorë,
Tërë ditën brenda në shtëpi,
Duan t’lëvizin, të bredhin, të hidhen,
Bota e tyre këtë ka pasuri,

Le të luajnë, le të thërrasin,
Zëri i tyre mban shtëpinë gjall’,
Ku ta kem dhe unë fatin e tyre,
Që botës të mos i shoh asnjë hall,

Jeta jonë bëhet shum’ e shenjtë,
Shtëpia plot fëmijë është mrekulli,
Të vetëm, na trembin ditët që vijnë
Si pema e malit lëkundet në stuhi".