>
LETERSISHQIP
Alma Papamihali

Puthja E Nates

Por kur të largohem unë,
ti nuk do të jesh më flakë e ndezur,
thjesht do të sillen ca yje vërdallë,
… por të pafjalë pothuajse të heshtur,
e unë me kokën pas do mbetem
ashtu duke parë, si shuhet një natë,
por ti qënke ndryshe, fare ndryshe,
përjetësi, quajtur e gjatë.