>
LETERSISHQIP
Alma Papamihali

Stina E Peste

Nuk rreshte së kërkuari,
Ndaj stinën e pestë krijove,
S’u lodhe së ecuri,
Me hapa heshtjen sfidove.

Ia zhveshe rrobat vjeshtës,
Pranvera puthje nisi të pikojë,
Dimrit i dhe lamtumirën,
Vera të drithërojë.

Nuk rreshte së ecuri
Stinën e pestë krijove,
Atë të dashurisë,
Katër të tjerat sfidove.

Krijove të pestën e vitit,
Të ndihesha si në përrallë,
Ndaj stinët kur ndërrohen,
Të pestën pres me mall.