Arben Kurteshi
Hakmarrja
Isha shumë i lumtur,
Të gjithë ma kishin zili,
Me vasha belholla
E me plot djem të rinj.
Tiranët grabitqarë
Ma përvëluan jetën,
S’kam me kë të flas
Pos me vetveten.
Në terrin e natës
Kur yjet s’bëjnë dritë,
Më hyn frika në palcë
S’guxoj as të lëviz.
Sonte s’do të fle,
Tërë natën zgjuar do të rri,
Kur të kalojnë tiranët,
Të gjallë do t’i përpij.
Të gjithë ma kishin zili,
Me vasha belholla
E me plot djem të rinj.
Tiranët grabitqarë
Ma përvëluan jetën,
S’kam me kë të flas
Pos me vetveten.
Në terrin e natës
Kur yjet s’bëjnë dritë,
Më hyn frika në palcë
S’guxoj as të lëviz.
Sonte s’do të fle,
Tërë natën zgjuar do të rri,
Kur të kalojnë tiranët,
Të gjallë do t’i përpij.